web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rënia e lirisë ekonomike/ PD: Raportet ndërkombëtare diskreditojnë propagandën e dyshes Rama-Meta

27 Janar 2015, 13:35, Aktualitet CNA

Partia Demokratike deklaron se propaganda e fryrë dhe boshe e qeverisë për gjendjen e ekonomisë shqiptare është diskredituar edhe një herë sot kur ?Heritage Foundation? dhe ?Ëall Street Journal?, raportuan rënien për herë të parë të Shqipërisë pas 5 vitesh në aspektin e lirisë ekonomike, për shkak të rritjes së taksave dhe korrupsionit, cka ka përkeqësuar mundësinë për të investuar dhe ka zhytur në krizë ekonominë shqiptare.

PD përmes Mateo Spahos deklaroi se renditja e Shqipërisë në krahasim me vitin e kaluar është përkeqësuar me 9 pozicione dhe se Heritage Foundation konstaton rënie me 7.5 pikë të lirisë për të bërë dhe për të hapur biznes si dhe rënie të lirisë fiskale për shkak të taksave të Edi Ramës.

Sipas tij, mundësia për të investuar është zvogëluar gjithnjë e më shumë nga qeveria, e cila ka ulur me 5 pikë lirinë për të investuar.

?Qeveria ka rritur tatimin mbi të ardhurat personale deri në 23% dhe mbi fitimin deri në 15%, por ajo nuk ia ka dalë të rrisë të ardhurat buxhetore, cka është dëshmi e informalitetit dhe korrupsionit. Me qeverinë Rama-Meta duhen 200 ditë për të filluar një biznes. Qeveria ndërhyn përmes klientelës dhe korrupsionit në cmimet e brendëshme duke dëmtuar konkurencën e lirë, duke kontribuar në krizën ekonomike. Kjo pra është tabloja e zymtë e ekonomisë tonë me qeverinë e Edi Ramës, cka po sjell varfëri, papunësi, e thellim të krizës. Shifrat e bëra publike nga Heritage Foundation konfirmojnë faqe botës gjëndjen e rëndë keonomike, papunësinë e varfërinë që shqiptarët e ndjejnë në kurriz prej më shumë se 1 viti. Asnjë paradë suksesesh imagjinare të stilit të dikurshëm nuk mund të mbulojë të vërtetën e hidhur që jetojnë sot shumica e shqiptarëve dhe që po e konstatojnë edhe institucionet prestigjioze ndërkombëtare?, u shpreh Spaho.

Ai tha se rritja e taksave, korrupsioni e padrejtësitë e dyshes Rama-Meta e kanë zhytur Shqipërinë ne krizë ekonomike dhe se është koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre, është koha të ndalim shkakun e krizës, që është keqqeverisja Rama-Meta.





Lajmet e fundit nga