web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E vërtetë: Vithet e mëdha, të mira për zemrën dhe trurin!

18 Janar 2015, 09:00, Lifestyle CNA

Patricia Garcia për revistën ?Vogue? ka shkruar një artikull me të cilin sqaron se viti 2014 vërtet ka qenë vit i prapanicave të mëdha. Dhe tani në këtë janë kyçur edhe mjekët, të cilët thonë se vithet e mëdha vërtet janë të shkëlqyeshme për shëndetin. ?Në videospotet muzikore, në ?Instagram? dhe në jetën publike, popullariteti dhe seksualiteti janë të lidhura fort me vithet e femrave.

Për shumë vite ka qenë e kundërta, pasi vithet e mëdha kanë qenë diçka që askush nuk ka guxuar t?i ketë?, ka shkruar Garcia. Më herë në këtë pjesë të trupit është shikuar si diçka që tregon se femra është jashtë kondicionit dhe se nuk i përkushtohet mjaftueshëm trupit të saj. Vetëm nëse keni qenë plotësisht të shkëputur nga teknologjia gjatë vitit të kaluar, me siguri se dini se prapanica e Kim Kardashianit e ka tronditur internetin.

Pastaj Nicki Minaj i ka hedhur poshtë ligjet e fizikës me vithet e saj në spotin ?Anakonda?, e mos të përmendim Jennifer Lopezin dhe Iggy Azale në videospotin e tyre shpërthyes ?Booty?. Si shoqëri, jemi bërë më liberalë ndaj këtij fenomeni. Përveç arsyes estetike për dashuri ndaj vitheve të mëdha, ekzistojnë edhe arsyet shëndetësore për ngritjen e tyre në qiell. Studiuesit nga Oksfordi kanë zbuluar se vithet e mëdha janë shenjë e organizmit të mirë.

Është e mirë për trupin dhe shpirtin

Studimi ka treguar se personat që kanë dhjamë në pjesën e vitheve, prodhojnë më shumë hormone që tretin sheqernat. Ato kanë më pak gjasa që të keni nivel të lartë të kolesterolit, sëmundje të zemrës dhe diabet. Ata persona, të cilat kilogramët e tyre të tepërt i kanë të shpërndarë në belin e tyre, për fat të keq kanë mundësi më të mëdha që të kenë probleme shëndetësore. Përfundimi është se vithet e mëdha janë shenjë e shëndetit, ndërsa stomaku i madh shenjë e problemeve shëndetësore.

Ekziston edhe dëshmia se prapanicat e mëdha tregojnë edhe më shumë inteligjencë. Këtë e tregon fakti se ato që kanë prapanica më të mëdha, kanë edhe nivel më të lartë të yndyrave Omega 3, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e trurit. Ekziston edhe të menduarit se femrat me vithe më të mëdha, lindin edhe fëmijë më të mençur. Kjo nuk do të thotë se duhet të mundoheni që të shtoni kilogramë në këtë pjesë të trupit. Gjenetika tregon se disa persona trashen në pjesën e epërme dhe disa në pjesën e poshtme të trupit. Meshkujt më shumë tërhiqen nga femrat me prapanica më të mëdha, sepse është në natyrën e njeriut që të kërkojnë partnere, të cilat duken më pjellore dhe më të fuqishme.





19:00 Lifestyle

Pozon Joanna Krupa

35- vjeçarja, ylli i “Shtëpiaket e vërteta të Majemit” u fot...

Lajmet e fundit nga