Bushati: Presim vizitën e Kancelares Merkel në Tiranë
Në një intervistë telefonike për “Ora News” nga Berlini, min...
Lulzim Basha pas takimit me perfaqesuesit e FMN ju eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve. Ai ka shprehur qendrimin e PD ndaj parlamentit, skandalin e vjedhjes ne BSH dhe Koco Kokedhimen.
Pyetje; z.Basha, do merrni pjesë në Parlament në sesionin e ri të Kuvendit?
Ka një vendim të grupit parlamentar të Partisë Demokratike i cili është vendim në fuqi dhe është i padiskutueshëm deri sa të ketë një vendim tjetër.
Pyetje; z.Basha, a ishte vjedhja në Bankën e Shqipërisë fokusi i takimit me përfaqësuesit e FMN-së?
Sigurisht. Sigurisht që ishte.
Pyetje; Cili ishte mendimi i tyre?
Vjedhja e ndodhur në Bankën e Shqipërisë është një skandal i papranueshëm i cili na ka shqetësuar jashtëmase si opozitë. Natyrisht nuk kemi rendur ta kapitalizojmë politikisht dhe kjo për një arsye fare të thjeshtë; sepse besojmë, jemi të bindur se në qoftëse përmes kapitalizimit politik rrënojmë besueshmërinë e politikës monetare shqiptare, rrënojmë besueshmërinë e sistemit bankat shqiptar, s?mbetet më asnjë tullë mbi të cilën të ngrihet godina e sigurisë ekonomike për sot dhe për nesër. Siç e keni parë, kjo nuk e ka frenuar qeverinë që ta kthejë këtë në një lojë për përfitim politik, me qëllimin e vetëm kapjen e Bankës së Shqipërisë dhe vënien e saj nën kontroll politik. Do të thotë vënien nën kontroll politik të politikës monetare shqiptare, të politikës bankare shqiptare nga një maxhorancë e papërgjegjshme. E ndava me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, se kjo, do të ishte një tragjedi e përmasave të papara dhe të padëgjuara dhe që do të shkaktonte një shkatërrim të shpejtë dhe final të çdo sigurie bankare tek investitorët shqiptarë, tek ekonomia shqiptare. Natyrisht ka dhe duhet të ketë një hetim të plotë për të nxjerrë përgjegjësitë për këtë ngjarje të rëndë. Por dëmtimi i besueshmërisë së sistemit financiar shqiptar do të ishte një krim, një krim që do të rëndonte mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë në mirëqënien e tyre dhe gjyrmët e këtij krimi do të jenë mbi duart e atyre që e shfrytëzojnë këtë çështje të rëndë për kapital politik.
Pyetje: Z, Basha cili është komenti juaj në lidhje me skandalin ku është përfshirë deputeti Kokëdhima?
Oligarkia, pasi ka kapur me shpejtësi pushtete që nuk u takojnë, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, tani është në një proces të shfrenuar të shijimit të fruteve të pushtetit ilegjitim. Ajo që pamë në rastin e deputetit Kokëdhima është përfaqësuese dhe treguese në terren e asaj që shohim ditë për ditë nga pushteti. E shohim se si pushteti e frymëzon këtë sjellje, këtë perversitet, përmes jo dënimit por promovimit të krimit, të figurave kriminale. Vetëm para 3 ditësh denoncuam se si një trafikant i kapur në disponim të 200 kg heroinë është emëruar në Lojërat e Fatit. Por kemi denoncuar me dhjetra raste të tjera në administratë. Ndërkohë që arsyeja kryesore e ndëprerjes së marrëdhënieve me Kuvendin e Shqipërisë është prania aty e personave të dënuar për krime monstruoze si prostitucioni, si pengmarrja. Këta persona nuk janë aty rastësisht. Janë aty sepse kryeministri u ka hapur derën, pasi ka shkelmuar dy zonja për Arben Ndokën, u ka hapur derën që ti përdorë si topuz kundër fjalës së lirë në Parlament dhe në veçanti kundër opozitës. Kjo është gjendja në të cilën ndodhet Shqipëria. Skandali pervers në zyrën e Sarandës që nuk është i vetmi, të tjerë po dalin dhe do të dalin në dritë, cka janë treguesi i degjenerimit të plotë moral të kësaj maxhorance nga koka deri tek bishti. Peshku ka filluar të qelbet nga koka.
Në një intervistë telefonike për “Ora News” nga Berlini, min...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi sot kreun...
Deklaratë e deputetit te PD, Gerti BogdaniPartia Demokratike...
Deklaratë e deputetit te PD, Eduard HalimiNdërsa sot në Berl...
Kreu i ZMK Altin Goxhaj, sulmoi situaten aktuale ne PD dhe k...
Nga Mero BazeNë vitin 1990, kur kishin nisur aktet e hapura ...
Ekspertë të pavarur mendojnë që, edhe pse zgjedhjet vendore ...
Disa deputete kane pushtet dhe trafik influencash deri ne ke...
Nga Astrit PATOZIAksioni antikanabis i policise ne Dukagjin,...
Me poshte gjeni videon ku koordinatori i PD, Ervin Salianji,...
Ish kreu i qeverise, Sali Berisha ka pershendetur nepermjet ...
Partia Demokratike do të kërkojë në Kuvend heqjen e mandatit...
Partia Demokratike pret vetëm një reagim të thjeshtë ndjese ...
Skandali i përfitimit të dhjetëra milionëve para nga fondet ...
Nga Oerd BYLYKBASHIRruspat e pushtetit po kerkojne te fshijn...
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka dhënë sot n...
Lëvizja Rinore për Integrim ka organizuar për të gjashtin vi...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë shtypi para ...
Nga Sali BERISHADokumenta autentike te botuara ne mediat e s...
Nga Sali BERISHANe modelin e regjimeve diktatoriale, Edvin K...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...