web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD: Ti hiqet mandati Kokedhimes

27 Gusht 2014, 09:15, Politikë CNA

Partia Demokratike do të kërkojë në Kuvend heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, pasi një prej kompanive të tij rezulton sipas demokratëve të jetë furnizuesja kryesore me internet të institucioneve shtetërore.

Nisma do të zyrtarizohet me nisjen e sesionit të ri parlamentar, ndërsa i gjithë grupi Parlamentar demokrat po firmos kërkesën që do ti paraqitet Kuvendit.

Burime nga PD theksojnë se nëse Kuvendi do të bllokojë ose rrëzojë një nismë të tillë, atëherë beteja do të zhvendoset në Gjykatën Kushtetuese, duke shfrytëzuar në këtë rast një vendim të kësaj gjykate në vitin 2010 ndaj deputetit Ilir Beqja, të cilit iu hoq mandati i deputetit.

Për të miratuar nismën e demokratëve duhet të paktën 71 deputetë, gjë që duket se pamundshme për opozitën aktuale, çka do të thotë se shpresa e vetme e tyre për të hequr mandatin e deputetit Kokëdhima është Kushtetuesja.

Burime nga PD konfirmojnë se kërkesa do të bazohet në ligjin për konfliktin e interesave, si dhe në nenin 70 pika 3 të Kushtetutës i cili përcakton se: ?deputeti nuk mund të kryejë asnjë veprimtari fitimprurese që buron nga pasuria e shtetit apo pushtetit vendor dhe as të fitojë pasuri të këtyre?. Kurse në piken 4 ky nen i Kushtetutes përcakton heqjen e mandatit të deputetit në rast se shkelet pika 3 e tij?.

Burime nga PD theksojnë se aktualisht kompania në fjalë ka kontratë për shërbimin e internetit me mbi 170 institucione, ku përfshihen disa degë të doganave në rrethe, institucioneve shëndetësore, gjykata, bashki, shtëpi të moshuarish, ndërmarrje të pasurive publike, qendra e studimeve albanologjike, rektorati, Avokati i Popullit, KLSH, institucione nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë, Qendra Pritëse e Viktimave etj.

Referuar të dhënave që zotëron Partia Demokratike vlera e transaksioneve arrin në 2,951,169.00, ndërsa kontratat e lidhura janë 176 institucione shtetërore në nivel local dhe qendror, përfshi këtu edhe shumë njësi të qeverisjes vendore.

Gjithashtu në kërkesën e saj, Partia Demokratike i referohet nenit 35 të ligjit për konfliktin e interesave.

?Person i lidhur, për qëllim të neneve 27 deri 33 të këtij ligji, për kufizimet e interesave privatë të zyrtarëve, të përcaktuar në nenet e tjera të këtij seksioni, janë vetëm bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, fëmijët në moshë madhore, prindërit e zyrtarit e të bashkëshortit/es dhe bashkëjetuesit/es.

Në pikën 2 thuhet në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur, ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë zyrtarit dhe personit të lidhur i kufizohen të drejtat pasurore për to, në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë zyrtarit. Këto kufizime nuk zbatohen për personat e lidhur me personat e lidhur me zyrtarin. Kufizimi i pikës 2 të këtij neni zbatohet njëlloj dhe respekton të njëjtët kufij edhe për rastet e mëposhtme:

a) tërësinë e aksioneve ose të pjesëve në kapital të zyrtarit dhe të personave të lidhur me të;
b) tërësinë e aksioneve ose të pjesëve në kapital të personave të lidhur me zyrtarin.

Personi i lidhur me një zyrtar nuk mund të ushtrojë veprimtari si person fizik tregtar ose ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, nëse veprimtaria përputhet ose pritet me sferën e juridiksionit të zyrtarit dhe të kompetencës së tij për të vepruar, me akte individuale apo normative të nxjerra nga ai, ose kur zyrtari ka rol thelbësor dhe përcaktues në nxjerrjen e këtyre akteve, të cilat krijojnë pasoja juridike.

Përfitime ose kosto mbi këtë person fizik apo mbi shoqëri tregtare e persona të tjerë fizikë, që bashkëpunojnë ose konkurrojnë me personin e lidhur.

Ndërsa në nenin 36 përcaktohen lidhjet ndërmjet interesave dhe konflikteve të seksioneve 1 dhe 2.  Edhe kur një zyrtar zotëron interesa privatë brenda kufijve të lejuar të seksionit 2 të këtij kreu, apo i sjell ata brenda kufijve të lejuar sipas përcaktimeve të pikës 3 të nenit 38 të këtij ligji.

Ai nuk është i çliruar nga detyrimet, kufizimet ose ndalimet e tjera të këtij kreu si dhe nuk është i çliruar a priori nga rreziku i rënies në konflikt rast për rast ose të vazhdueshëm të interesit. Zotërimi pasiv i aksioneve ose i pjesëve në kapital mund të përbëjë shkak për rënien në konflikt rast për rast të interesit.

Zyrtari dhe personi i besuar janë bashkëpërgjegjës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e rënies së zyrtarit në një konflikt të tillë dhe komunikojnë ndërmjet tyre, për aq sa është e nevojshme, për këtë qëllim. Barra e provës për pamundësinë e komunikimit, në kohën e përshtatshme, në raport me pjesëmarrjen në vendimmarrje rë zyrtarit bie mbi zyrtarin dhe personin e besuar?, citojnë burime nga PD.





Lajmet e fundit nga