Enno tregon dembelizmin dhe 2 N-të
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka dhënë sot n...
Nga Oerd BYLYKBASHI
Rruspat e pushtetit po kerkojne te fshijne perfundimisht nje nga simbolet e qendres se qytetit te Durresit, shatervanin. Ai nuk eshte ndertim pa leje.
Nese kjo ndodh, cdo durrsak qe i thote vetes i tille, humbet shume. Nuk eshte thjeshte nje shatervan, apo shatrivan sic e quanim te vegjel. Eshte nje pjese e memories se cdo durrsaku. Une sot jam 40 vjec dhe ai eshte nje nga pikat e mia te referimit qe kur kam filluar te mbaj mend. Kam edhe une me siguri ndonje foto te bere aty. Por si per mua, ai eshte pjese e kujtimeve dhe nostalgjise per 50, 60 apo 70 vjecaret e ketij qyteti qe e duam, na ka dhene shume, por gjithmone i jemi borxh.
Ka qene pike takimi apo refermi, shpesh e kemi perdorur si nje adrese. Qendron aty, i thare nga paaftesia dhe neglizhenca uleritese e administratoreve te qytetit, megjithate, ka qene gjithmone aty i heshtur dhe ne e kemi ditur qe eshte aty edhe pa e kthyer koken. Por keto dite rrezikon te mbetet nje kujtim, nje nostalgji.
A do i leme ne keta qeveritare, te Tiranes dhe Durresit qe per deshiren dhe tekat e tyre per te lene gjurme ne memorien e qytetit, po e percudnojne ate? Dikur, prinderit e tyre Xhamine e kthyen ne pallat kulture, e mezi e rikthyem ne xhami. Ndertuan ish-komitetin e Partise, nje shemti arkitektonike apo Pallatin e Kultures qe ne vogeli me ngjante me nje radio te stermadhe prodhim URT-je, qe ka varrosur banjot termale publike romake, monument qe deshmonte civilizimin mijeravjecar te Durresit.
Keta qeveritare, na e ngushtuan dhe e shnderruan bulevardin ne nje rrugice, ku po pate mundesi, e shmang. Percudnuan shkallet tek Xhamia, apo ndertuan ate palacollekun anash Bashkise qe nuk kuptohet se c’eshte. Disa thone galeri arti, por qe do turperonte kedo artist. Po thesaret arkeologjike qe jane varrosur nen betonin e autorizuar me firmen e bashkiakeve socialiste ne 14 vitet e fundit?
Sot po i vjen rradha e zhdukjes shatervanit te qytetit. A do t’i leme te na e marrin? Kjo pyetje eshte per te gjithe durrsaket, demokrate, socialiste, te majte e te djathte, pa parti, qe kane lindur ne Durres apo kane ardhur ketu por qe vetes i thone durrsak.
Me siguri kryeministri dhe kryetari i tij i bashkise do te ndersejne ShkreLamet neper TV qe do te perpiqen te na mbushin mendjen se shatervani eshte banalitet, nuk funksionon, nuk ka asnje vlere kulturore, historike apo arkitekturore. Ju kujtohet Rama qe donte ta rrafshonte Teatrin Kombetar ne Tirane me te njejtin arsyetim? Do na thone qe do e bejne shesh modern (shihni projektin, beton e pllake pa gjelberimin e bredhave qe jane sot). ShkreLamet jane ata te dy qe ulerijne e lehin per nje peme qe prihet nga Bashkia e Tiranes apo rinovohen kangjellat e Presidences. I keni parasysh.
1 milion Euro thone do te kushtoka zhdukja e simbolit te qendres se qytetit dhe betonizimi i sheshit. Shume here me pak duhet per ta vene ne pune shatervanin. Po a nuk do ishte me mire te shpenzoheshin ato para per kanalizimet e qytetit qe mbytet pas vetem 10 minuta shi me rrembim? Apo per shume projekte te tjera qe i vlejne jetes se perditeshme qytetare? Sigurisht, qe e kane ndare edhe pjesen e lekeve qe do fusin ne xhepat e tyre, apo te partise e me te cilat do majmen e kapardisen apo do blejne votat pas nje viti per te ndenjur ne pushtet. Ashtu sic bene me 800 milione leket per pjesen e bulevardit nga bashkia tek Torra, apo me bulevardin nga Pallati i Sportit tek Pallati i Kultures.
Kur na ngushtuan bulevardin mermeritem por nuk beme e thame gje. Po ashtu kur masakruam shkallaret tek Bashkia. Thashetheme pa fund per ata qe me ndertime me leje te bashkise po zhdukin arkeologjine unike te Durresit (Butrinti eshte fraksion i asaj qe ka Durresi).
Kudo ne Evrope, per cdo ndryshim te qendrave te qyteteve, nuk guxojne qeveritaret te bejne nje hap pa konsultim me qytetaret. Keta tanet as nuk pyesin. Une besoj se ne durresaket duam qytetin tone qe ka gjurmen e historise, nuk duam nje qytet thjesht modern, pa referime ne te shkuaren e tij.
Kete thirrje nuk e bej thjesht si nje politikan qe ka pergjegjesi per qytetin e tij. E bej si durrsak dhe i bashkohem te gjithe atyre qe kane ngritur zerin para meje.
Qytetare durrsake, pa asnje dallim, ju ftoj te reagoni fort dhe ta ndalim kete masaker mbi nje simbol tonin, para se te na e shnderrojne vetem ne nje kujtim mbi fotografi.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka dhënë sot n...
Lëvizja Rinore për Integrim ka organizuar për të gjashtin vi...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë shtypi para ...
Nga Sali BERISHADokumenta autentike te botuara ne mediat e s...
Nga Sali BERISHANe modelin e regjimeve diktatoriale, Edvin K...
Shoqata e Komunave i kërkon Partisë Demokratike që të jetë e...
Nga Spartak NGJELAShumë zhurmë dhe shume kundërshti ka për r...
Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se po con p...
Nga Spartak NgjelaGjendja e drejtësisë shqiptare është në kr...
Deklarate për mediat e deputetes Esmeralda ShkjauPartia Soci...
Nga Sali BERISHADy dite me pare, piktori deshtak deklaroi ne...
Mjalinda Beregu fton mazhorancen ne shtator te filloje me li...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes një komenti ...
Nga Oerd BYLYKBASHIDuke degjuar dje lumin e sharlatanizmave ...
Qeveria shqiptare bëri të ditur se do të bëhet pjesë e koali...
Kjo Qeveri nuk është zgjidhja, por vetë problemi. Kështu shk...
Parti Socialiste ka akuzuar sërish kryebashkiakun e Tiranës...
Në Vjeshtë një shumë prej 5 milionë USD, pjesë e Fondit të N...
Ardit Çela jep dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjiths...
Ashtu siç pritej, Presidenti Bujar Nishani nuk e ka dekretua...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...