PD: Ministri Veliaj bllokon në media lajmin e ndërtimit pa leje 100 metra larg shtëpisë së Edi Ramës
Deklaratë e deputetit te PD, Gerti BogdaniPartia Demokratike...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi sot kreun e misionit të FMN në Tiranë, Nadem Lahi, dhe bisedoi me të mbi gjëndjen e ekonomisë në vend.
Z.Basha shprehu shqetësimin e Partisë Demokratike për përkeqësimin e parametrave të ekonomisë shqiptare, për gjëndjen e rëndë ekonomike të cdo familjeje e cdo qytetari dhe dhe për mungesën e transparencës mbi këtë realitet.
?Eshtë një gjendje e dëshpëruar, parametrat e së cilës shihen qartë edhe nga shifrat e publikuara nga qeveria por që ndihen në tavolinën e çdo familje shqiptare, në xhepat e çdo shqiptari dhe në pasigurinë e madhe që ka kapluar çdo qytetar, që nga të papunët, prespektiva e të cilëve për të siguruar një vend pune është më e zbehtë se kurrë, tek të punësuarit që kanë pasiguri për të sotmen dhe të nesërmen, tek investitorët të cilët janë nën presionin e vazhdueshëm të një retorike fashiste e cila ka ndjellë frikë dhe panik në çdo sektor të ekonomisë siç ishte edhe deklarimi absurd, i paligjshëm, antikushtetues, kriminal i qeverisë dje, që jo vetëm do të ngrijë planet urbanistike të miratuara sipas ligjit, por nuk do të njohë as lejet e dhëna në mënyrë ligjore, që është fryma e fundit e terrorit dhe e frikës që fryhet në një sektor të veçantë të ekonomisë, pasi çdo sektor tjetër ka vuajtur dhe po vuan arbitraritetin fiskal dhe terrorin e një ekzekutivi arbitrar?, u shpreh Basha
Sipas Bashës ky është realiteti dhe transparenca e këtij realiteti është shumë e rëndësishme.
?Në këtë kuptim cdo kush që hesht dhe legjitimon këto gënjeshtra, mohon këtë transparencë, është bashkëfajtor në këtë krim të pashembullt që është rrënimi i përditshëm i ekonomisë shqiptare, i mirëqenies së shqiptarve, i punësimit të shqiptarve, i interesave të tyre të përditshme, i kafshatës së gojës?, nënvizoi z.Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike tha se rënia e vazdueshme e nivelit të kreditimit të ekonomisë është tregues i tkurrjes, dhe sot kreditimi është 1.5 më i ulët, krahasuar me një vit më parë. Tregues shqetësues është edhe rritja e deficitit tregtar, si në nivel vjetor ashtu edhe mujor.
Z.Basha u ndal tek zëri TVSH, ku mbledhja e saj ndonëse reklamohet nga qeveria si sukses, përvec faktit që rezulton që për muajin korrik 2014 të jetë rreth 7 milione dollarë më i ulet sesa plani, rezulton të jetë edhe më i ulët sesa e korrikut të një viti më parë.
Basha tha se cdo parametër i ekonomisë është në rënie, rritje kanë njohur vetëm borxhet, ku huamarrja e brendshme është 15 milionë dollarë më e lartë sesa ajo e vitit të kaluar, ndërkohë që investimet publike rezultojnë 200 milionë dollarë më pak sesa viti i mëparshëm.
Duke trajtuar cështjen e vjedhjes së parave në Bankën e Shqipërisë, Basha theksoi se opozita nuk e ka përdorur këtë për kapital politik, pasi interesi i saj madhor është interesi i shqiptareve dhe stabiliteti i Bankes Qendrore. Por, ajo që shqetëson opoziten shqiptare është fakti që është qeveria që po e perdor rastin për perfitime politike, dhe për të vënë nën kontrolln politikën monetare në vend, për të vënë nën kontroll sistemin bankar.
Kryetari i Partisë Demokratike shprehu shqetësimin për mungesën e transparencës që ka treguar qeveria me marrëveshjen që ka bërë me kompaninë CEZ, akt që do t?u kushtojë rëndë shqiptarëve dhe xhepave të tyre me rritjen e cmimit të energjisë elektrike.
Prononcimi i plotë i Kryetarit të Partisë Demokratike për mediat, pas takimit me kreun e misionit të FMN
Sapo përfunduam një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë që është në vazhdën e kontaktit të vazhdueshëm që opozita mban me Institucionet Ndërkombëtare. Temë e diskutimit ishte shqetësimi i jashtëzakonshëm i Partisë Demokratike për gjendjen e ekonomisë shqiptare, indikatorët, treguesit e botuar nga vetë qeveria, pavarësisht rezervave që ne kemi për vërtetësinë e këtyre të dhënave, tregojnë se në të gjithë sektorët kemi përkeqësim. Kreditimi ka një rënie prej 1.5% për 12 mujorin e fundit krahasuar me 12 mujorin paraardhës. Investimet publike të qeverisë kanë një rënie prej 200 milion dollarësh. Në pikiatë janë edhe shifrat e performancës së qeverisë, vetëm në korrik kanë mbledhur 7 milion dollarë më pak se sa e kanë planin, për tatimin mbi vlerën e shtuar, dhe 5 milion më pak se korriku i vitit 2013, që siç e dini ishte muaji i parë i tranzicionit politik. Rritja e vetme që konstatojmë janë borxhet, kreditë që qeveria po merr, dhe borxhi që po merr në tregun e brendshëm, duke shtyrë në qoshe investitorët privat, apo më mirë të themi në kurriz të biznesit shqiptar ku ka marrë deri tani afro 200 milionë dollarë. Po çfarë po bën me këto para? Çfarë po bën me huatë që po merr në tregun e brendshëm dhe të jashtëm? Investime publike ka financuar 200 milion dollarë më pak se sa viti i kaluar. Borxhe ka larë më pak. Ka krijuar borxhe të reja, vetëm në sektorin energjitik 43 milion euro. Eshtë një gjendje e dëshpëruar, parametrat e së cilës shihen qartë edhe nga shifrat e publikuara nga qeveria por që ndihen në tavolinën e çdo familje shqiptare, në xhepat e çdo shqiptari dhe në pasigurinë e madhe që ka kapluar çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, që nga të papunët, prespektiva e të cilëve për të siguruar një vend pune është më e zbehtë se kurrë, tek të punësuarit që kanë pasiguri për të sotmen dhe të nesërmen, tek investitorët të cilët janë nën presionin e vazhdueshëm të një retorike fashiste e cila ka ndjellë frikë dhe panik në çdo sektor të ekonomisë siç ishte edhe deklarimi absurd, i paligjshëm, antikushtetues, kriminal i qeverisë dje, që jo vetëm do të ngrijë planet urbanistike të miratuara sipas ligjit, por nuk do të njohë as lejet e dhëna në mënyrë ligjore, që është fryma e fundit e terrorit dhe e frikës që fryhet në një sektor të veçantë të ekonomisë, pasi çdo sektor tjetër ka vuajtur dhe po vuan arbitraritetin fiskal dhe terrorin e një ekzekutivi arbitrar. Ky është realiteti dhe transparenca e këtij realiteti është shumë e rëndësishme. Në këtë kuptim cdo kush që hesht dhe legjitimon këto gënjeshtra, mohon këtë transparencë, është bashkëfajtor në këtë krim të pashembullt që është rrënimi i përditshëm i ekonomisë shqiptare, i mirëqenies së shqiptarve, i punësimit të shqiptarve, i interesave të tyre të përditshme, i kafshatës së gojës.
Deklaratë e deputetit te PD, Gerti BogdaniPartia Demokratike...
Deklaratë e deputetit te PD, Eduard HalimiNdërsa sot në Berl...
Kreu i ZMK Altin Goxhaj, sulmoi situaten aktuale ne PD dhe k...
Nga Mero BazeNë vitin 1990, kur kishin nisur aktet e hapura ...
Ekspertë të pavarur mendojnë që, edhe pse zgjedhjet vendore ...
Disa deputete kane pushtet dhe trafik influencash deri ne ke...
Nga Astrit PATOZIAksioni antikanabis i policise ne Dukagjin,...
Me poshte gjeni videon ku koordinatori i PD, Ervin Salianji,...
Ish kreu i qeverise, Sali Berisha ka pershendetur nepermjet ...
Partia Demokratike do të kërkojë në Kuvend heqjen e mandatit...
Partia Demokratike pret vetëm një reagim të thjeshtë ndjese ...
Skandali i përfitimit të dhjetëra milionëve para nga fondet ...
Nga Oerd BYLYKBASHIRruspat e pushtetit po kerkojne te fshijn...
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka dhënë sot n...
Lëvizja Rinore për Integrim ka organizuar për të gjashtin vi...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë shtypi para ...
Nga Sali BERISHADokumenta autentike te botuara ne mediat e s...
Nga Sali BERISHANe modelin e regjimeve diktatoriale, Edvin K...
Shoqata e Komunave i kërkon Partisë Demokratike që të jetë e...
Nga Spartak NGJELAShumë zhurmë dhe shume kundërshti ka për r...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...