Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Deklaratë e deputetit te PD, Eduard Halimi
Ndërsa sot në Berlin mbahet një Samit shumë i rëndësishëm për rajonin tonë, Edi Rama ka urdhëruar deputetet e tij, të shkelin me arrogancë Kushtetutën e vendit, rregulloren e Kuvendit, me qëllimin e vetëm për të kapur institucionet e pavarura, sistemin e drejtësisë dhe për të vijuar në rrugën e arrogancës, arbitraritetit, autoritarizmit ekstrem dhe oligarkisë.
Pa filluar akoma sesioni parlamentar, ashtu siç parashikon neni 74 i Kushetutës, Edi Rama ka urdhëruar deputetët e tij të mblidhen në komisionin e ligjeve për të shkelur ligjin dhe Kushetutën, dhe për të rrëzuar dekretet e Presidentit, e për ti treguar mbarë opinonit publik por dhe partnerëve ndërkombëtarë, se nuk pyet për ligj, nuk pyet për Kushtetutë, nuk pyet për askënd mbi tokë dhe se nuk ndalet drejt rrënimit të Kushetutës së vendit, injorimit të ligjit dhe rregulores së parlamentit dhe se arrogancën e tij nuk e ndal askush. Për ti treguar të gjithëve se paketa e tij e ligjeve e cilësuar nga ekspertët ndërkombëtarë si një paketë antieuropiane dhe si kërcënim për të gjunjëzuar drejtësinë, do të miratohet sërish me arrogancë edhe pse e di shumë mirë se nuk do i qëndronte asnjë minutë në këmbë një gjykimi kushtetues.
Sipas Kushtetuës dhe Rregullores së Kuvendit, sesioni i ri parlamentar mblidhet javën e parë të shtatorit.
Por Komisioni i Ligjeve është urdhëruar të mblidhet më datë 29 gusht me rend dite shqyrtimin e Dekreteve të Presidentit të Republikës për rikthimin e 4 projektligjeve të miratuara gjatë seancës së fundit dhe për ti miratuar sërish ato me të njëjtën permbajtje që i ka firmosur Edi Rama. Arroganca dhe injorimi që iu bë partnerëve në korrik, të cilët kërkuan mosmiratimin e ligjeve brenda natës, pa konsultim, dhe në shkelje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, po përsëritet nga Rama dhe ushtarët e tij, që po përgjigjen sërish me arrogancë duke kërkuar shqyrtimin e Dekreteve të Presidentit, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
Neni 74 i Kushtetutës parashikon se Kuvendi i zhvillon punimet vjetore në dy sesione. Sesioni i parë fillon të hënën e tretë të janarit dhe sesioni i dytë të hënën e parë të shtatorit. Duke qenë se Kuvendi mblidhet për herë të parë në këtë sesion të hënën më datë 1shtator, atëherë në këtë seancë nuk mund të shqyrtohet asnjë çështje tjetër përveç miratimit të Programit të Punës dhe Kalendarit të Punimeve të Kuvendit. Nuk ka asnjë Kalendar të Punimeve dhe as Program Pune, ku të jetë përcaktuar që Dekretet e Presidentit do të shqyrtohen në seancën e datës 1 shtator 2014. I vetmi kalendar është axhenda personale e Edi Rames i cili sillet me Shqipërinë si një oligark në oborrin e vetë, ku ligji dhe Kushtetuta nuk janë asgjë para urrejtjes patologjike ndaj institucioneve të pavarura dhe etjes për të uzurpuar drejtesinë një orë e më parë.
Nenet 26, 27 dhe 29 të Rregullores së Kuvendit parashikojnë shprehimisht se Kuvendi i zhvillon punimet në seancë plenare dhe në komisione, sipas një programi të caktuar, i miratuar nga Konferenca e Kryetarëve dhe Kuvendi, se është kryetari i Kuvendit ai që i propozon Konferencës së Kryetarëve kalendarin e punimeve të Kuvendit për një periudhë 3 javore dhe se Kalendari bëhet i detyrueshëm për zbatim vetëm pasi miratohet në seancën plenare.
Asnjë komision i Kuvendit nuk mund të shqyrtojë një çështje që nuk është miratuar në programin e punës dhe kalendarin e punimeve që është miratuar në seancë plenare.
Shqyrtimi i Dekreteve të Presidentit nga Komisioni i Ligjeve më datë 29 gusht 2014, dhe përfshirja për votimin e tyre në seancën e datës 1 shtator 2014, po bëhet në kundërshtim flagrant me nenin 74 të Kushtetutës, si dhe neneve 26, 27 dhe 29 të Rregullores së Kuvendit. Mbledhja të deputetëve për shqyrtimin e Dekreteve që mbahet pa u thirrur sipas rregullores, e cila eshte e detyrueshme te zbatohet sipas nenit 75 të Kushtetutes, nuk sjell asnjë pasojë sipas nenit 78/2 të Kushtetutës dhe është nul.
Këtë thotë Kushetuta dhe rregullorja e Kuvendit, e zezë mbi të bardhë. Por Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit nuk duan t?ia dinë as për Kushtetutë dhe as për ligj.
Kryeministri niset ditën, niset për të marrë pjesë në një samit të rëndësishëm të Ballkanit dhe natën urdhëron kapjen e drejtësisë nga ushtarët e tij që të verbër e ndjekin në rrugën e arrogancës dhe autoritarzimit.
Partia Demokratike i bën thirrje mazhorancës që të respektojë nen për nen Kushtetutën dhe rregulloren, të lexojë me qetesi dekretet e presidentit, të presin ekspertizën ndërkombetare që do të analizojë një me një të gjithë paketën antikushetutese dhe antieuropiane të hartuar natën, dhe të ndërpresin kapjen politike të institucioneve të pavarura. Çdo hap tjetër, veçse do të rëndonte krizën politike në vend, do përkeqësonte demokracinë dhe do vinte në rrezik fatet e vendit.
Kreu i ZMK Altin Goxhaj, sulmoi situaten aktuale ne PD dhe k...
Nga Mero BazeNë vitin 1990, kur kishin nisur aktet e hapura ...
Ekspertë të pavarur mendojnë që, edhe pse zgjedhjet vendore ...
Disa deputete kane pushtet dhe trafik influencash deri ne ke...
Nga Astrit PATOZIAksioni antikanabis i policise ne Dukagjin,...
Me poshte gjeni videon ku koordinatori i PD, Ervin Salianji,...
Ish kreu i qeverise, Sali Berisha ka pershendetur nepermjet ...
Partia Demokratike do të kërkojë në Kuvend heqjen e mandatit...
Partia Demokratike pret vetëm një reagim të thjeshtë ndjese ...
Skandali i përfitimit të dhjetëra milionëve para nga fondet ...
Nga Oerd BYLYKBASHIRruspat e pushtetit po kerkojne te fshijn...
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka dhënë sot n...
Lëvizja Rinore për Integrim ka organizuar për të gjashtin vi...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë shtypi para ...
Nga Sali BERISHADokumenta autentike te botuara ne mediat e s...
Nga Sali BERISHANe modelin e regjimeve diktatoriale, Edvin K...
Shoqata e Komunave i kërkon Partisë Demokratike që të jetë e...
Nga Spartak NGJELAShumë zhurmë dhe shume kundërshti ka për r...
Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se po con p...
Nga Spartak NgjelaGjendja e drejtësisë shqiptare është në kr...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...