web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk deshmon versionin e policise, arrestohet 58 vjecari

1 Prill 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Korce/Pasditen e sotme është arrestuar shtetasi Guri Cakollari, 58 vjeç, i cili është dëshmitar i çështjes së doktorit Niko Nunka. Djali i tij, Gentian Cakollari ka thënë për City FM, se babai i tij është arrestuar në mënyrë të padrejtë, arrestimi i të atit është bërë për arsye se ai nuk ka mbajtur në sallën e gjyqit qëndrimin që i ka thënë policia duke shtuar gjithashtu se ka pasur presion nga ana e policisë për të deklaruar versionin që ata i kanë kërkuar. Në datën 10 tetor 2013, bashkëshortja e Guri Cakollarit, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Korçës dhe doktori që do të kryente ndërhyrjen ishte Niko Nunka, 59 vjeç me detyrë kirurg pranë spiatalit civil në Korçë. Gentiani shprehet se doktori i kishte kërkuar babait të tij një shumë prej 20 mijë lekësh të rinj, për kryerjen e këtij operacioni. Sipas tij para zhvillimit të operacionit, dy efektivë policie, kishin kontaktuar me të, duke i deklaruar se ata prej kohësh ishin duke hetuar doktorin Nunka, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë së tij abuzive. Ata i kanë ofruar zotit Guri, shumën prej 20 mijë lekësh të rinj, (shumë që doktori kishte kërkuar për operacionin), duke i kërkuar atij që në sallën e gjyqit ai duhet të deklaronte se, ishte ai që kishte bërë denoncimin në polici për rastin në fjalë, çka do të sillte më pas dhe arrestimin e doktorit. Pas kryerjes se operacionit, policia e Korçës ka vënë në pranga dy mjekët, ( Niko Nunka dhe Ismail Gani Uzuni, 61 vjeç, me detyrë mjek reanimator pranë spitalit civil në Pogradec) nën akuzën e korrupsionit.
Seanca e parë gjyqësore ndaj mjekëve është zhvilluar në datën 21 mars, ku shtetasi Guri Cakollari, është thirrur në cilësinë e dëshmitarit. Në sallën e gjyqit, Cukollari ka deklaruar se ishin efektivët e policisë (emri i njërit prej të cilëve ishte Klement) ata që i kanë dhënë lekët dhe që e kanë kërcënuar të deklarojë se ai kishte bërë denoncim në polici lidhur me rastin e doktorit Nunka, (kur realisht sipas Gentianit, nuk ka ndodhur kështu, pasi babai i tij nuk ka bërë denoncim, por atë që i kanë kërkuar efektivët e policisë). Pas përfundimit të seancës së parë gjyqësore, Gentiani shprehet se babai i tij ka marrë kërcënime nga efektivët e policisë. ?Pse nuk the ashtu si të mësuam ne. Bashkë do të flasim ndryshe.? ishin fjalët më të cilat ii shin drejtuar ata Guri Cukollarit.
Ndërkohë ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës, ndaj mjekut Nunka, ku i pranishëm ka qënë sërish shtetasi Cukollarit, sërish si dëshmitar. Ai ka bërë sërish të njëjtin deklarim duke ritheksuar se ai nuk ka bërë denoncim në policinë e korçës, por ishin efektivët që e mësuan se çfarë duhet të bënte, për të realizuar dokumentimin e veprimtarisë së tij abuzive. Menjëherë pas seancës gjyqësore 58 vjeçari është ndaluar nga policia, dhe që prej atij momenti nuk dihet fati i tij. ?Babai im nuk ka bërë asgjë, ai ka thënë thjesht të vërtetën. Ai nuk deklaroi në gjyq ashru si e mësuan efektivët e policisë sepse ai nuk donte të gënjente.? shprehet Gentiani.
Nga ana tjetër burime nga Policia e Korçës kanë thënë për City FM se personi në fjalë është ndaluar për ndryshim dëshmie. Shefi i Krimeve të Rënda, pranë Policisë rajonale Korçë, Genti Diko, ka thënë se shtetasi Guri Cukollari nuk është arrestuar ditën e sotme. Ai thjesht është marrë në pyetje nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, me arsyetimin se ky shtetas ka bërë ndryshime në dëshminë e tij.





Lajmet e fundit nga