web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministria e Brendshme kallëzon në Prokurori 20 ish-punonjës

31 Mars 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Ministria e Punëve të Brendshme ka kallëzuar penalisht pranë Prokurorisë së Tiranës, 20 persona, ish-drejtues dhe punonjës në strukturat e këtij dikasteri dhe Policisë së Shtetit, të cilët janë përgjegjës për një dëm prej qindra mijëra dollarësh shkaktuar buxheti të shtetit. Në qëndrimin zyrtar të kësaj ministrie thuhet se nga auditimi i kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit, Qendrën e Shfrytëzimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit (QSHAMT), Njësinë Rajonale të Policisë Rrugore Tiranë kanë rezultuar shkelje të shumta ligjore, si pasojë e të cilave është shkaktuar një dëm i madh ekonomik, pa përfshirë vlera të tjera të konsiderueshme që kanë kaluar për vlerësim dhe inspektim financiar nga Ministria e Financave.





Lajmet e fundit nga