Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Sam Altman, shef ekzekutiv i kompanisë OpenAI, që ka në pronësi ChatGPT, u tha ligjvënësve amerikanë se vendosja e rregullave për inteligjencën artificiale është thelbësor.
Ligjvënësit shprehën shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimet e inteligjencës artificiale, teksa senatori amerikan, Richard Blumenthal, hapi seancën me një zë të zhvilluar nga kompjuteri, që tingëllonte jashtëzakonisht ngjashëm me zërin e tij, teksa lexoi një tekst të krijuar nga ChatGPT.
“Nëse keni qenë duke na dëgjuar nga shtëpia, mund të keni menduar se ky është zëri im dhe këto ishin fjalët e mia, por në fakt zëri nuk ishte i imi”, tha Blumenthal.
Teknologjitë e inteligjencës artificiale “janë më shumë sesa eksperimente hulumtuese. Ato më nuk janë fantazi, janë reale dhe janë prezentë”, tha Blumenthal.
Altman dëshmoi para një nënkomiteti të Senatit dhe i bëri thirrje Kongresit amerikan që të vendosë rregulla të reja ndaj fushës së teknologjisë, pavarësisht se ndarjet e thella politike për vite me radhë kanë bërë që të bllokohet legjislacioni që synon të vendosë rregulla për internetin.
Por, qeveritë në mbarë botën janë nën presion që të veprojnë shpejt pas daljes në treg të ChatGPT, që mund të prodhojë përmbajtje të ngjashme me njeriun, gjë që shkaktoi edhe frikë në mesin e përdoruesve.
Altman që atëherë është bërë fytyra botërore e inteligjencës artificiale, duke paralajmëruar se inteligjenca artificiale mund të ketë efekte negative në shoqëri.
“OpenAi është krijuar me besimin se inteligjenca artificiale ka potencial për të përmirësuar pothuajse çdo aspekt të jetës sonë, por po ashtu krijon rreziqe serioze”, tha Altman para Senatit.
Ai insistoi se tash për tash, teknologjia e zhvilluar nga OpenAi do të “adresojë disa prej sfidave më të mëdha të njerëzimit, sikurse ndryshimet klimatike dhe shërimin e kancerit”.
Megjithatë, duke pasur parasysh rrezikun nga dezinformatat dhe problemet e tjera, “ne mendojmë se qeveritë duhet të ndërhyjnë duke vendosur rregulla që do të ishin thelbësore për uljen e këtyre rreziqeve nga modelet gjithnjë e më të fuqishme”, tha ai.
Altman sugjeroi që Qeveria amerikane mund të shqyrtojë mundësinë e vendosjes së kushteve të licencimit dhe testimit para se të nxirren në treg modele të fuqishme të inteligjencës artificiale dhe autoritetet të kenë edhe fuqinë që të heqin licencat e operimit nëse shkelen rregullat.
Ai po ashtu rekomandoi që të ketë një koordinim më të madh global për vendosjen e rregullave mbi teknologjinë, por edhe për krijimin e një agjencie në SHBA që do të merrej me inteligjencën artificiale.
Senatori Blumenthal tha se Evropa veçse ka nisur punën për legjislacionin për inteligjencën artificiale, që pritet të hidhet në votim muajin e ardhshëm në Parlamentin Evropian.
Sipas këtij legjislacioni, nëse miratohet, në BE mund të ndalohen sistemet e inteligjencës artificiale që bëjnë vëzhgime biometrike apo që kanë aftësi për të njohur emocionet.
Ligjvënësit amerikanë po ashtu thanë se dëshirojnë të vendosin masa të posaçme të transparencës për ChatGPT dhe modele të ngjashme, sikurse janë njoftimet për përdoruesit se prodhimi që u ofrohet është krijuar nga një makinë./REL
"My AI" është një "chatbot" aktualisht i disponueshëm për pë...
Sado shpejt që i ka ngjitur trendet, sado që është diskutu...
Bashkëthemeluesi i gjigantit të teknologjisë Apple, St...
Aplikacioni i mesazheve "WhatsApp" mund të ndalohet në...
Gjermania ka më shumë se një milion makina me bateri, ...
30 vjet më parë një shkencëtar në Gjenevë gjeti një rr...
Televizioni grek po ndjek revolucionin e inteligjencës art...
Nik Bostrom është një profesor suedez i filozofisë. Ai...
Microsoft Edge, Google Chrome apo ndoshta Safari i Apple. B...
Dronët përdoren shpesh në luftë, në fushën e zbatimit të l...
Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së tashmë e ndalon AI që të...
Instagram, platforma popullore e fotografive dhe videove, ...
Radiostacioni zviceran, "Couleur 3", të enjten, po transme...
Me vendim të Gjykatës së Lartë Federale, platforma "Telegr...
Samsung Electronics njoftoi një rikuperim gradual të ç...
Një letër e hapur e nënshkruar nga dhjetëra akademikë nga ...
“WhatsApp” ka sjellë një veçori të ri për të gjithë pë...
Sot, miliona njerëz në botë përdorin rrjetet sociale d...
Gjiganti i transmetimit "Netflix" thotë se do të inves...
Celulari tashmë është një send personal që vështirë se mun...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...