SHBA miraton projektligjin/ Inteligjenca Artificiale nuk do mund të lëshojë armë bërthamore
Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së tashmë e ndalon AI që të...

Dronët përdoren shpesh në luftë, në fushën e zbatimit të ligjit dhe në bujqësi. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Julie Taboh, tani gjithnjë e më shumë biznese amerikane po i përdorin dronët për të dërguar ushqime në shtëpitë e klientëve.
Diçka e pazakontë po ndodh në një lagje në periferi të një qyteti në Virxhinian lindore.
Artikujt ushqimorë po i dërgohen familjes Baugh me dron.
“Kemi fëmijë binjakë dhe kjo është shumë e përshtatshme për ne. Nuk kemi nevojë të shpenzojmë kohën shtesë për t'i ngarkuar ato në makinë”.
Chad Baugh e bëri porosinë në internet, nga një dyqan i kompanisë Walmart afër shtëpisë së tij. Walmart është një nga kompanitë më të mëdha të shitjeve me pakicë në Amerikë, e cila bëri më shumë se gjashtë mijë dërgesa me dron për klientët e saj vitin e kaluar.
“Dronët janë vërtet të efektshëm, të shpejtë dhe të dobishëm për disa operacione. Ata janë gjithashtu shumë të qëndrueshëm”, thotë Phillip Wallace, drejtor i kompanisë Walmart për Çështje të Qeverisë Federale.
Kompania përdor një shërbim të quajtur “DroneUp” për pjesën më të madhe të porosive të saj.
Shërbimet e dërgesave me dronë janë veçanërisht të përshtatshme për njerëzit që jetojnë në zonat rurale, të moshuarit dhe ata që kanë vështirësi të lëvizin.
Droni qëndron rreth 25 metra mbi tokë, një gjë e mirë për mbrojtjen e privatësisë dhe reduktimin e nivelit të zhurmës.
Por sfidat kryesore janë rregullat e forta të Administratës Federale të Aviacionit.
"Unë mendoj se Administrata Federale e Aviacionit ka bërë shumë për të avancuar teknologjinë e dronëve, por nuk është në ritmin e duhur për të ardhmen", thotë Anthony Vittone, shef i operacioneve të shërbimit “DroneUp”.
Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, Administrata Federale e Aviacionit tha se në shtator, do të kërkojë që dronët të transmetojnë informacionin e identifikimit në distancë, një hap i madh drejt mundësimit të menaxhimit të trafikut të mjeteve fluturuese pa pilot.
“Integrimi i dronëve është një temë e rëndësishme në Administratën Federale të Aviacionit. Ajo po zhvillon diskutime për çështjet si integrimi i dronëve në sistemet ekzistuese të kontrollit të trafikut ajror", thotë Miriam McNabb, redaktore e DroneLife, e cila publikon të rejat e fundit për çështjet që kanë të bëjnë me dronët.
Ky është një lajm i mirë për konsumatorët.
“Unë mendoj se industria e avionëve pa pilot në të ardhmen do të jetë vërtet e dobishme për të gjithë. Ndërsa më shumë kompani ofrojnë shërbime në internet, ju do të jeni në gjendje t'i dërgoni produktet në shtëpinë tuaj më shpejt dhe në një mënyrë më të sigurt", thotë Chad Baugh, klient i kompanisë Walmart./ VOA
Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së tashmë e ndalon AI që të...
Instagram, platforma popullore e fotografive dhe videove, ...
Radiostacioni zviceran, "Couleur 3", të enjten, po transme...
Me vendim të Gjykatës së Lartë Federale, platforma "Telegr...
Samsung Electronics njoftoi një rikuperim gradual të ç...
Një letër e hapur e nënshkruar nga dhjetëra akademikë nga ...
“WhatsApp” ka sjellë një veçori të ri për të gjithë pë...
Sot, miliona njerëz në botë përdorin rrjetet sociale d...
Gjiganti i transmetimit "Netflix" thotë se do të inves...
Celulari tashmë është një send personal që vështirë se mun...
Në çdo lëshim të raketave, hapësira përreth bllokohet për ...
Çfarë kanë të përbashkët Beyoncé dhe Kristiano Ronaldo...
Raketa e re gjigante ‘Starship’, prodhuar nga kompania ‘Sp...
Prindërit hedhin në internet gjithnjë më shumë fotogra...
CEO i Meta, Mark Zuckerberg zbuloi se Instagram po sjell një...
I dërguari i Presidentit Joe Biden për klimën, John Kerry,...
Raketa më e fuqishme e zhvilluar ndonjëherë është gati...
Alkooli ndalohet! Cigaret po ashtu. Po pornografia në ...
Pronari i "Twtter", Elon Musk, gjatë një interviste, k...
FBI ka paralajmëruar njerëzit në mbarë botën që të mos për...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...