Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Një zbulim rrëqethës tregon sa e cenueshme është infrastruktura e sotme dixhitale. Ja si mund të mbrohet interneti nga sulmet keqdashëse, shkruan The Economist
Interneti ka qenë një ndër shpikjet më të rëndësishme në historinë e njeriut dhe ndër më të keqkuptuarat. Ai u zhvillua jo si një sistem i planifikuar në mënyrë qendrore, por si një grumbull pajisjesh dhe rrjetesh të lidhura me ndërfaqe të improvizuara.
Decentralizimi bëri të mundur drejtimin e një sistemi kaq të ndërlikuar. Por herë pas here ndodhin incidente rrëqethëse, që na kujtojnë se e gjithë struktura është jashtëzakonisht e pasigurt.
Më 29 mars, një studiues sigurie njoftoi se kishte zbuluar rastësisht një “derë të pasme” të fshehtë në sistemin XZ Utils. Kjo pjesë e paqartë, por jetike e softuerit, është e përfshirë në sistemet operative Linux që kontrollojnë serverët e internetit në botë.
Nëse dera e pasme nuk do të ishte zbuluar në kohë, çdo gjë, duke filluar nga infrastruktura kombëtare me rëndësi jetike, e deri te faqja e internetit ku ju hidhni fotografitë e maceve, do të kishte qenë e pambrojtur.
Kjo derë e pasme ishte krijuar nga një kontribuues anonim, i cili kishte fituar besimin e koduesve të tjerë, duke dhënë ndihmesë të dobishme për më shumë se dy vjet.
Ky durim dhe zell, tregon se pas këtij veprimi, fshihet një agjenci shtetërore e inteligjencës. Sulme të tilla mbi “zinxhirin e furnizimit” në shkallë të gjerë, të cilat nuk synojnë pajisje ose rrjete individuale, por vetë softuerin dhe harduerin themelor ku ato mbështeten, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
Në vitet 2019-2020, agjencia ruse e inteligjencës së jashtme SVR depërtoi në rrjetet e qeverisë amerikane, duke rrezikuar një platformë të menaxhimit të rrjetit të quajtur SolarWinds Orion.
Kohët e fundit, hakerët shtetërorë kinezë modifikuan firmware-in e router-ëve Cisco, për të fituar qasje në objektivat ekonomike, tregtare dhe ushtarake të Amerikës dhe Japonisë.
Interneti është i cenueshëm ndaj skemave si dera e pasme e platformës XZ Utils. Ashtu si shumë të tjerë, ky program është me burim të hapur, që do të thotë se kodi i tij është i disponueshëm publikisht.
Ashtu si në Wikipedia, ndryshimet në të mund të këshillohen nga kushdo. Njerëzit që mbajnë kod me burim të hapur shpesh japin këshilla të tilla në kohën e lirë.
Pas zbulimit të një cenueshmërie katastrofike në OpenSSL, një platformë e përdorur gjerësisht për komunikim të sigurt dhe që kishte një buxhet prej vetëm 2000 dollarësh, një titull artikulli i vitit 2014, e përmblodhi shumë mirë absurditetin e situatës: “Interneti po mbrohet nga dy djem të quajtur Steve”.
Është tunduese të mendosh se zgjidhja qëndron në rivendosjen e kontrollit qendror, qoftë nga shtetet apo kompanitë. Në fakt, historia tregon se softueri me burim të mbyllur nuk është më i sigurt se ai me burim të hapur.
Vetëm këtë javë, Bordi i Rishikimit të Sigurisë Kibernetike të Amerikës, një organ federal, qortoi Microsoft-in për standardet e ulëta të sigurisë, që i mundësuan Rusisë të vidhte një çelës hyrës, që në botën e kriptografisë mund ta krahasojmë me “bizhuteritë e një kurore, për një ofrues të shërbimit cloud”.
Kjo i dha Rusisë qasje gjithëpërfshirëse në të dhëna. Për krahasim, softueri me burim të hapur ka shumë përparësi, sepse lejon shqyrtimin e përbashkët dhe llogaridhënien.
Prandaj, rruga e duhur është që të shfrytëzohet sa më shumë burimi i hapur, duke lehtësuar barrën e madhe që ngarkohet mbi një numër të vogël individësh të papaguar dhe të mbytur me punë.
Teknologjia gjithashtu mund të ndihmojë. Let’s Encrypt, një organizatë jofitimprurëse, e ka bërë internetin më të sigurt gjatë dekadës së fundit, duke përdorur një softuer të zgjuar për ta bërë të thjeshtë kodimin e lidhjeve të përdoruesve me faqet e internetit.
Teksa zhvillohet me kalimin e kohës, edhe Inteligjenca Artificiale mund të jetë në gjendje të dallojë anomalitë në miliona kode, me një klikim të vetëm.
Ndreqje të tjera duhet të jenë të natyrës rregullatore. Strategjia kibernetike e Amerikës, e publikuar vitin e kaluar, e bën të qartë se përgjegjësia për dështimet nuk duhet të bjerë te zhvilluesit me burim të hapur, por tek “aktorët më të aftë për të ndërmarrë veprime që parandalojnë rrjedhoja të këqija”.
Në praktikë, kjo nënkupton qeveritë dhe gjigantët e teknologjisë, të cilët përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga bibliotekat e softuerit të lirë.
Të dy duhet të zgjerojnë financimin dhe bashkëpunimin me institucionet jofitimprurëse, si Nisma me Burim të Hapur dhe Fondacioni Linux, të cilat mbështesin ekosistemin me burim të hapur.
Fondacioni i Përgjegjësisë së Re, një think-tank gjerman, thotë se qeveritë mund t’i lejojnë punonjësit të kontribuojnë në softuer me burim të hapur në kohën e tyre të lirë dhe të lehtësojnë ligjet që kriminalizojnë hakerimin etik.
Ata duhet të veprojnë shpejt. Dera e pasme në platformën XZ Utils, mendohet se është sulmi i parë i zbuluar publikisht, kundër një pjese jetike të softuerit me burim të hapur. Por kjo nuk do të thotë se ka qenë përpjekja e parë.
Dhe nuk ka gjasa të jetë e fundit./ Monitor.al
“Instagram” njofton ndryshime të mëdha në algoritmin e...
Në qershor të këtij viti pritet të lançohet një rrjet ...
"Ofcom" ka paralajmëruar se faqet e mediave sociale mund t...
Në një deklaratë të fundit, CEO i “Apple”, Tim Cook ka për...
Sipas rezultateve të hulumtimit nga kompania analitike...
“Apple” është në rrugën e duhur për të sjellë ndryshim...
Një avion supersonik që mund të transportojë 300 pasagjerë...
Aitana, një model i krijuar nga inteligjenca artificiale (...
"Instagram"-i po rishikon algoritmet e tij të rekomandimev...
Astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor p...
Mediat e huaja raportojnë për shfaqjen e pamjeve të mundsh...
Një asteroid i pazakontë që udhëton pranë Tokës mendohet t...
Senati i SHBA-së tashmë ka miratuar legjislacionin, që i k...
NASA ka kapur me detaje "Mjegullnajën e famshme të Kokës s...
Zyrtarë të platformës TikTok kanë thënë se një ndalesë pot...
Dërgesat e telefonave "Apple" ranë me rreth 10% në tremujo...
Përmbajtja politike në rrjetet sociale Instagam dhe Thrade...
Interneti satelitor është aktiv edhe në Shqipëri. Lajmi ë...
Aplikacioni shumë i përdorur i mesazheve, WhatsApp, re...
Shpeshherë, për të shmangur aplikacionet me pagesë, qyteta...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...