web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Nga Anglia në Shqipëri, klubi i Superiores prezanton Kane-n

31 Janar 2025, 14:54, Sport CNA

ZYRTARE/ Nga Anglia në Shqipëri, klubi i Superiores prezanton Kane-n

Bylisi duket një nga klubet më aktive në këtë fund merkatoje në Shqipëri.

Ballshiotët kanë prezantuar së fundmi mesfushorin e Senegalit, Ousmane Marouf Kane. 23-vjeçari vjen pas aventurës me Tranmere Rowers, në Angli.

NJOFTIMI:

FK BYLIS me kënaqësi zyrtarizon afrimin e lojtarit të Kombëtares së Senegalit, Ousmane Marouf Kane, i datëlindjes 23 korrik 2001, 23-vjecar.

Kane, i cili luan si mesfushor, para mbrojtjes dhe vjen në skuadrën tonë pas eksperiencave me skuadrat elitare të shtetit të tij, AS Douanes Dakar, si dhe në Europë ku ka qenë pjesë e Tranmere Rowers, në Angli.

Kane pritet që të jetë një tjetër vlerë e shtuar në gjirin e skuadrës sonë.





Lajmet e fundit nga