web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Shaqiri i pandalshëm në Zvicër, shënon tregolësh dhe ngjit Basel-in në krye

25 Nëntor 2024, 08:46, Sport CNA
VIDEO/ Shaqiri i pandalshëm në Zvicër, shënon tregolësh
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri po kalon një moment shumë të mirë me ekipin e Basel-it në Zvicër.

Ai ishte protagonist absolut në fitoren 3-1 të ekipit të tij ndaj Sevette, në Superligën e Zvicrës.

Shaqiri realizoi tregolësh mbrëmjen e së dielës, duke i dhënë kështu fitoren Basel-it.

Shaqiri zhbllokoi sfidën në minutën e 40’, teksa në fund të ndeshjes, në minutën 90+1’ ai shënoi golin e dytë me penallti dhe vetëm një minutë më pas realizoi edhe golin e tretë.

Sulmuesi u vlerësua nga faqet e statistikave si më i miri i kësaj ndeshjeje dhe mori notën 9.5.

Ndërkohë pas kësaj fitoreje Basel-i mori kreun e renditjes së Superligës së Zvicrës me 28 pikë./CNA

 





Lajmet e fundit nga