web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I pandalshmi Zhegrova, “Dardani” kalon Lille në avantazh

24 Nëntor 2024, 16:15, Sport CNA

 

I pandalshmi Zhegrova, “Dardani” kalon Lille në avantazh
Edon Zhegrova

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, që luan për ekipin e Lille, Edon Zhegrova është i pandalshëm në Francë.

Zhegrova gjeti rrugën drejt rrjetës këtë të dielë dhe kaloi në avantazh ekipin e tij në ndeshjen ndaj Rennes, që është duke u luajtur momentalish.

Zhegrova shënoi në minutën e 45’, me “dardanin” që u asistua nga David dhe kaloi Lille në avantazh, me rezultatin që momentalisht është 1-0.

Ky është goli i katërt i Edon Zhegrovës këtë edicion të Ligue 1, teksa ka dhënë një asist, në nëntë ndeshje /CNA





Lajmet e fundit nga