web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtatë ndeshje pa fitore tek Elbasani, Tirana largohet me “pengje”

24 Nëntor 2024, 19:14, Sport CNA

Shtatë ndeshje pa fitore tek Elbasani, Tirana largohet me

Ashtu si në fazën e parë, edhe takimi i dytë për këtë sezon mes Elbasanit dhe Tiranës, u mbyll në barazim 1-1.

Në “Elbasan Arena”, ishte një përballje emocionuese dhe spektakolare, që kishte gjithçka brenda përveç fituesit.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën Elbasani kaloi në avantazh në minutën e 56-të, pas një rasti të paprecedentë. Aldi Gjumsi, shënoi në minutën e 50-të, pas një asisti të marrë nga Haxhiu, duke i dhënë avantazhin Tiranës.

Dedikimi ishte i veçantë për Martin Canin, 14 vjeçari që ndërroi jetë pas goditjes me thikë të marrë nga një bashkëmoshatar. Megjithatë, festa u prish nga VAR-i dhe arbitri, që e anuloi golin dhe akordoi penallti për Elbasanin.

Te 11 metërshi u shfaq Ardit Hila, i cili nuk gaboi, duke e ndalur topin në rrjetë, për të kaluar avantazhin tek Elbasani.

Tirana barazoi në minutën e 63-të me Dembele, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Elbasani regjistron ndeshjen e shtatë pa fitore dhe mban vendin e pestë me 18 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e shtatë me 15 pikë.





Lajmet e fundit nga