web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E paprecedentë/ Anulohet goli i Tiranës dhe jepet penallti për Elbasanin, zhbllokohet Partizani-Laçi

24 Nëntor 2024, 18:19, Sport CNA

E paprecedentë/ Anulohet goli i Tiranës dhe jepet penallti për

Elbasani ka kaluar në avantazh ndaj Tiranës, në minutën e 55-të, pas një rasti të paprecedentë.

Aldi Gjumsi, shënoi në minutën e 50-të, pas një asisti të marrë nga Haxhiu, duke i dhënë avantazhin Tiranës.

Dedikimi ishte i veccantë për Martin Canin, 14 vjeccari që ndërroi jetë pas goditjes me thikë të marrë nga një bashkëmoshatar. Megjithatë, festa u prish nga VAR-i dhe arbitri, që e anuloi golin dhe akordoi penallti për Elbasanin.

Te 11 metërshi u shfaq Ardit Hila, i cili nuk gaboi, duke e ndalur topin në rrjetë.

Në ndeshjen tjetër, Partizani ka kaluar në avantazh ndaj Laçit. Në minutën e 57-të, Keko shënoi pas një topi të kthyer nga shtylla në zonë.  





Lajmet e fundit nga