web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fitore me “tris”, Real Madrid i afrohet Barcelonës

24 Nëntor 2024, 20:52, Sport CNA

Fitore me “tris”, Real Madrid i afrohet Barcelonës

Real Madrid triumfoi pastër me rezultatin 3-0 ndaj Leganes në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në La Liga.

Një ndeshje pa shumë histori, e dominuar totalisht nga miqtë, që kishin ardhur të motivuar për të marrë 3 pikët.

Madrilenët iu falën golave të Mbappe në minutën e 43-të, Valverde në minutën e 66-të dhe Bellingham në minutën e 85-të, për të marrë fitoren.

Me këtë sukses, Reali mban vendin e dytë me 30 pikë, 4 më pak se Barcelona e vendit të parë, por skuadra e Ancelotti-t ka një ndeshje më shumë për të luajtur, atë ndaj Valencias, i cila u shty pak javë më parë.





Lajmet e fundit nga