Rinis me debate seanca plenare/ Rama i pranishëm në Kuvend, foltorja e bllokuar
Ka rinisur seanca plenare, ndërsa i pranishëm në Parlament...
Ka rinisur seanca plenare, ndërsa i pranishëm në Parlament...

U zhvillua ditën e sotme ceremonia e dorëzimit të stemave të FIFA-s për vitin 2026 për arbitrat djem dhe vajza të futbollit shqiptar.
Ky ishte një aktivitet me rëndësi historike, pasi për herë të parë futbolli shqiptar përfaqësohet në arenën ndërkombëtare me 21 arbitra dhe asistentë, numri më i madh në historinë e arbitrimit shqiptar.
Gjashtë arbitra janë certifikuar me stemën FIFA për vitin 2026: Enea Jorgji, Juxhin Xhaja, Eldorjan Hamiti, Florjan Lata, Emanuela Rusta dhe Eglantina Pjetrushaj. Gjithashtu, me stemën FIFA në VAR është certifikuar Kreshnik Barjamaj.
Asistentët me stemë FIFA janë Denis Rexha, Ridiger Cokaj, Ilir Tartaraj, Rejdi Avdo, Arbër Zalla, Erind Burgu, Marjus Qose, Edjena Kapxhiu, Koleta Prenga dhe Mirjeta Sella. Për herë të parë stemën e FIFA-s si asistentë e kanë marrë Marjo Shazivari dhe Jena Mala.
Futbolli shqiptar përfaqësohet gjithashtu edhe në futsall me dy arbitra FIFA. Pas Arlind Subashit, këtë sezon stemën e FIFA-s e ka fituar edhe Albano Stolaj.
Në këtë aktivitet, të organizuar nga BASHF dhe Sektori i Arbitrimit, ishin të pranishëm Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci, Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati dhe Sekretari i Përgjithshëm i BASHF, Klajdi Kola.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, vlerësoi marrjen e stemës së FIFA-s nga arbitrat shqiptarë si një vlerësim për punën dhe kontributin e tyre shumëvjeçar, duke theksuar se ky sukses nuk është vetëm individual, por edhe një përfaqësim i gjithë trupës arbitrale dhe i futbollit shqiptar.
Presidenti Duka theksoi rëndësinë që arbitrat me stemë FIFA të përfaqësojnë vendin me dinjitet në arenën ndërkombëtare, të jenë korrektë dhe konsistentë në vendimet e tyre dhe të shërbejnë si shembull pozitiv në të gjitha nivelet e futbollit, veçanërisht te të rinjtë.
“Dita e sotme është e veçantë për ata që do të marrin stemën e FIFA-s. Është një vlerësim i punës dhe kontributit të tyre shumëvjeçar, i kualitetit dhe i asaj se çfarë kanë dhënë për futbollin shqiptar. Unë dua t’i përgëzoj sinqerisht ata që e kanë arritur. Vërtet është kontribut individual, por edhe i gjithë arbitrave që kanë nxjerrë një klasë arbitrare në arenën ndërkombëtare, në numrin më të madh në historinë e futbollit shqiptar.
Është titull individual, por unë do ta konsideroja edhe si një përfaqësim i futbollit tonë dhe unë kërkoj shumë që ju që keni stemat, që i mbani ose i merrni për herë të parë stemën për të përfaqësuar futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare, ta përfaqësoni futbollin tonë me dinjitet, ta rrisni imazhin e futbollit tonë, të jeni vërtet ashtu siç e keni merituar në kampionatin kombëtar, ta meritoni edhe atje, të jeni korrektë dhe konsistentë në vendimet tuaja në fushën e lojës.
Kjo është një gjë shumë e rëndësishme sepse të gjithë bashkë ne mund të kontribuojmë në rritjen e futbollit, në përmirësimin e perceptimit për futbollin tonë dhe kjo nuk është thjesht për të pasur një titull apo një lëvdatë, por sepse bëheni shembull pozitiv për të pasur më shumë arbitra, më shumë futboll në Shqipëri.
I uroj shumë suksese atyre që vazhdojnë dhe mbajnë stemën dhe, duke qenë se jemi në një takim, përfitoj nga rasti për të thënë një mesazh që ne duhet të jemi korrektë dhe i gjithë trupi arbitrar të jetë shembull edhe në kampionatin kombëtar dhe në të gjitha kampionatet. Ajo që unë dua të theksoj për ju, për shembullin që duhet të jepni dhe atë që duhet të përcillni te të rinjtë apo të tjerët, është që ne duhet të jemi njëlloj, konsistentë, korrektë dhe me respekt maksimal në të gjitha nivelet e ndeshjeve të futbollit, sidomos te të rinjtë”, – tha Presidenti Duka.
Tirana i ka bërë një nisje të shkëlqyer vitit 2026, duke m...
Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Ka...
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvi...
Stadiumi i Vorës do të hapë zyrtarisht dyert nesër, në pra...
Skiatorja shqiptare Lara Colturi u rendit në vendin e 8-të...
Prania e Xabi Alonsos në stolin e Real Madridit kishte kri...
Kategoria Superiore rikthehet këtë të mërkurë, duke shënua...
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare, ka zbuluar ...
Interi nuk do të ketë në dispozicion Hakan Çalhanoglu për ...
Galatasaray ka paraqitur një ofertë zyrtare për Arbër Hoxh...
Mbrojtësi portugez Joao Cancelo është rikthyer te skuadra ...
Në gjashtë vitet e fundit, karriera e Kylian Mbappe në niv...
Në Kategorinë e Parë janë luajtur 17 javë, ndërsa kampiona...
Kupa e Shqipërisë ka hyrë në fazën më vendimtare të këtij ...
Mesfushori 16-vjeçar, Aron Babaj, është zyrtarisht lojtari...
Julian Ahmataj nuk është më trajner i Kombëtares shqiptare...
Në ambientet e "Shtëpisë së Futbollit" në FSHF është hedhu...
Juventus fitoi bindshëm 5-0 ndaj Cremonese në ndeshjen e j...
Sezoni aktual ka nxjerrë në pah dy pamje të fytyra të Part...
Scott McTominay vazhdon të konfirmojë rëndësinë e tij në S...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...