web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U largua nga Skënderbeu/ Zbulohet skuadra e re ku ka firmosur Mara

27 Qershor 2022, 20:14, Sport CNA

Uerdi Mara do t’i bashkohet kolonisë së shqiptarëve në futbollin turk. Mësohet se 23-vjeçari do të nënshkruajë të martën me skuadrën e Ligës së Parë Ankara Keçiörengücü. Fantazisti zyrtarizoi në fundjavë largimin nga Skënderbeun dhe menjëherë ka arritur akordin me skuadrën e cila në edicionin e shkuar u rendit në vendin e  12-të në Ligën e Parë turke.

Kjo do të jetë eksperienca e parë e Marës jashtë Shqipërisë, teksa nga sezoni 2016-2017 është aktivizuar me Skënderbeun, ku numëron 92 ndeshje në kampionat dhe 21 në Kupën e Shqipërisë. Tek skuadra e re Mara do të gjejë dhe ish-lojtarin e  Partizanit, Jurgen Bardhi, i cili gjithashtu u transferua pak ditë më parë tek Ankara Keçiörengücü. Në këtë skuadër aktivizohet dhe futbollisti dardan, Arb Manaj.





Lajmet e fundit nga