LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk e ka kapërdirë ende divorcin, ish-bashkëshortja kërcënon ish-futbollistin e Realit: Të shkatërroj!

27 Qershor 2022, 10:46, Sport CNA
Nuk e ka kapërdirë ende divorcin, ish-bashkëshortja

Hese Rodrigez një dekadë më parë shihej si talenti më premtues i akademisë së Realit të Madridit, madje e nisi shumë mirë edhe me skuadrën e parë në vitin 2011, por buja e shpejtë papritur i solli trazira në jetën private.

Fama bëri që përreth tij të mblidheshin menjëherë shumë vajza të bukura dhe njëra prej tyre ishte edhe bomba seksi Melodi Santana, me të cilën u njoh në vitin 2012 dhe nga marrëdhënia e tyre erdhën në jetë edhe dy fëmijë, Hese Zhunjor dhe Neizan. Por lidhja mes tyre dështoi në vitin 2016, kur në mes u futën të tjera modele si Janira Barm, me të cilën Heze Rodrigez pati gjithashtu dy fëmijë dhe bashkëshortja aktuale, Aurah Ruiz.

Gjithsesi, edhe pas kaq shumë vitesh, lufta mes çiftit duket se nuk ka njohur armëpushim, të paktën siç konfirmoi edhe statusi i fundit kërcënues i Melodit: “Të vërtetën e njohin të gjithë, sepse faktet janë fakte. Kush sillet keq dhe bën dëme duhet të përgatitet. Karma ka nisur që të piqet me një zjarr të lehtë, kështu që kur të shpërthejë do të të shkatërrojë të gjithin përfundimisht”. /CNA.AL

Lajmet e fundit nga