LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lorik Cana, në krye të klubit shqiptar

27 Qershor 2022, 08:12, Sport CNA
Lorik Cana, në krye të klubit shqiptar
Lorik Cana

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar së fundmi në mediat kosovare. Bëhet fjalë për kapitenin legjendar të Kombëtares, Lorik Cana. Sipas “Duelit Sportiv”, 38-vjeçari po mendon të riorganizojë përsëri klubin e Vëllaznimit të Gjakovës, teksa pritet t’i besojë “timonin” e skuadrës” trajnerit shkodran, Samuel Nikaj.

Pas ekperiencës pozitive me Vushtrinë, ku u ndal vetëm në finalen e “play off”-it nga Malisheva, Nikaj duket se do të marrë drejtimin e Vëllaznimit. Në Ligën e Parë të Kosovës, Vëllaznimi e mbylli si vend i tretë sezonin e fundit, duke dështuar të ngjitet në Superligë. Me marrjen e klubit nga Cana, gjërat pritet të jenë serioze dhe ambiciet pa dyshim do të jenë madhore.

Lajmet e fundit nga