LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana këmbëngul për mesfushorin e Kombëtares shqiptare

27 Qershor 2022, 07:53, Sport CNA
Tirana këmbëngul për mesfushorin e Kombëtares shqiptare

Tirana synon gjithnjë lojtarë cilësorë dhe një pjesë e objektivave së fundmi kanë qenë lojtarë të cilët janë pjesë e Kombëtares shqiptare.

Së fundmi ka dalë në skenë edhe emri i mesfushorit Emanuele Ndoj, i cili pas dëmtimeve të shpeshta që pësoi në sezonet e fundit e humbi vendin e titullarit te Breshia. Më pas 26-vjeçari u huazua te Kozenca, por pa mundur të lërë gjurmë. Klubi bardheblu ka nisur zyrtarisht kontaktet me futbollistin dhe pret një përgjigje nga ai.

Ndoji do të ishte një alternativë e mirë në mesfushë dhe nëse do të përshtatej, mund të ndiqte rrugën e Seferit, i cili pas një sezoni fantastik u shpall kampion dhe ka oferta të rëndësishme për të luajtur jashtë Shqipërisë. Kohët e fundit Tirana ka shfaqur interes edhe për dy mbrojtësit e Kombëtares, Arlind Ajeti dhe Enea Mihaj.

Lajmet e fundit nga