web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre sulmues dhe një portier, zbulohen kandidatët për "Topin e Artë" në Shqipëri

12 Dhjetor 2025, 14:16, Sport CNA

Tre sulmues dhe një portier, zbulohen kandidatët për "Topin

Në mbrëmjen Gala që do të organizohet nga FSHF më 15 dhjetor, një nga çmimet më të rëndësishëm është “Topi i Artë 2025” për kategorinë djem.

Ky trofe do të diskutohet këtë vit mes katër futbollistëve të nominuar, ish-sulmuesi i Dinamo City-t, autori i shumë golave me kryeqytetasit, Baton Zabërgja.

Një tjetër i nominuar është sulmuesi i Vllaznisë, fituesi në fuqi i "Topit të Artë", Bekim Balaj.

Tre sulmues dhe një portier, zbulohen kandidatët për "Topin

Po ashtu, futbollistët shqiptarë kanë nominuar edhe sulmuesin e Dinamo City-t, Dejvi Bregu, si edhe portierin e Egnatias, Mario Dajsinani.

Cili do ta fitojë këtë garë të fortë? Gjithçka do të zbulohet më 15 dhjetor në orën 20:00.





Lajmet e fundit nga