Kursi i këmbimit, 24 korrik 2026
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...

Federata e Futbollit të Ukrainës ka marrë një vendim që ka surprizuar të gjithë. Për fazën “play off” të kualifikimeve të Kupës së Botës 2026, ukrainasit kanë zgjedhur që ndeshjet e tyre të zhvillohen në Spanjë, konkretisht në Valencia, impianti ku ekipi i Levantes luan ndeshjet e kampionatit.
Ky ndryshim është i pazakontë, pasi prej fillimit të konfliktit me Rusinë, Ukraina ka zhvilluar shumicën e ndeshjeve të saj në Poloni, e cila ka qenë baza kryesore pritëse e kombëtares.
Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ukrainasë, i cili ka miratuar zyrtarisht stadiumin spanjoll si impiantin kryesor për dy ndeshjet potenciale të fazës “play off”.
Kapaciteti prej 26 mijë e 354 vendesh, kushtet infrastrukturore dhe disponueshmëria e stadiumit janë cilësuar si elementet që e kanë bërë atë zgjidhjen më të përshtatshme. Administrata e Federatës është ngarkuar tashmë të përfundojë marrëveshjen me klubin dhe të informojë UEFA-n për vendimin e marrë.
Sipas kalendarit të përcaktuar nga UEFA, Ukraina do të luajë më 26 mars ndeshjen gjysmëfinale të “play off”-it kundër Suedisë.
Nëse arrin të kalojë këtë raund, ekipi i drejtuar nga Rebrov do të luajë finalen më 31 mars, sërish në të njëjtin stadium në Valencia. Në atë sfidë, Ukrainës do t’i duhet të përballet me fituesin e çiftit Poloni–Shqipëri, një takim që për kombëtaren shqiptare do të ishte historik nëse arrin të kualifikohet.
Federata ka parashikuar që edhe në rast të humbjes së njërës prej skuadrave në ndeshjet e para, takimi i dytë do të zhvillohet po në Valencia si një miqësore e detyrueshme, në përputhje me formatin e ri të vendosur nga UEFA për këtë fazë të kompeticionit.
Ky vendim i Ukrainës lidhet drejtpërdrejt me pamundësinë për të luajtur ndeshje zyrtare në territorin e saj për shkak të sulmeve ruse dhe situatës së pafavorshme të sigurisë.
Në këtë kuadër, zhvendosja në Spanjë konsiderohet si një zgjidhje e qëndrueshme dhe e garantuar për organizimin e ndeshjeve me rëndësi të lartë. Për Shqipërinë, nëse arrin të përfshihet në finalen e 31 marsit, Valencia mund të jetë vendi ku luhet një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e kombëtares.
Shqipëria ka nisur analizën për gjysmëfinalen e “Play Off”...
Ashtu sikurse edhe në edicionet e kaluara të Mbrëmjes Gala...
Juventus-i pati vështirësi të dukshme në pjesën e parë të ...
Humbja ndaj Liverpool-it lë pasoja serioze tek Inter-i, jo...
Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar dy javët e ard...
Janë mbyllur shtatë ndeshjet e fundit për raundin e gjasht...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure zhvillohen shtatë ndeshjet e f...
Dy ndeshjet e raundit të gjashtë në Champions League prodh...
Dinamo ka arritur një formë shumë të mirë në dy javët e fu...
Vllaznia po kalon periudhën më të vështirë që nga starti i...
Elseid Hysaj ishte një nga lojtarët më të spikatur te Komb...
Milani po hyn në një periudhë vendimtare sa i përket një p...
Lennart Karl, 17-vjeçari i Bayern Munich, është shndërruar...
Edon Zhegrova pritet të jetë titullar sonte në ndeshjen e ...
Lëvizja e planifikuar prej muajsh për zhvillimin e ndeshje...
Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e S...
Një nga trofetë që do të shpërndahet në mbrëmjen Gala “Top...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure zhvillohen nëntë ndeshjet e fu...
Janë mbyllur shtatë ndeshjet e Ligës së Kampioneve, të vle...
Liga e Kampioneve luan këtë të martë shtatë ndeshje të rau...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...