web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skënderbeu synon fitoren ndaj Tiranës, Gvozdenovic ka gati "kurthin"

28 Shtator 2024, 18:47, Sport CNA

Skënderbeu synon fitoren e dytë radhazi në kampionat. Korçarët përballen me Tiranën në transfertë, në sfidën e vlefshme për javën e shtatë në Superiore.

Një ndeshje e vështirë për juglindorët, siç e pranoi në konferencën për shtyp edhe trajneri Ivan Gvozdenovic, i cili zbuloi gjithashtu se e ka ekipin e plotë dhe pa dëmtime.

Referuar problemeve në prapavijë, Gvozdenoviç deklaroi se nuk është vetëm punë e mbrojtjes, por e të gjithë skuadrës, që duhet të jetë më e kujdesshme, ndërsa tregoi sesi mund të shmangen problemet.

Tekniku i korçarëve theksoi se e ka studiuar Tiranën dhe shtoi se ekipi i tij është gati për të këtë përballje.

Ndeshja Tirana-Skënderbeu do të luhet të dielën, duke nisur nga ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.





Lajmet e fundit nga