web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shorti i plotë/ Kosova në grup të vështirë, duele si finale te Liga A

12 Shkurt 2026, 19:04, Sport CNA

Shorti i plotë/ Kosova në grup të vështirë, duele si

Është hedhur shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2026/2027 dhe kombëtaret kanë mësuar grupet përkatëse.

Shqipëria do të garojë në Ligën C, ku do të përballet me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon. Objektivi i kuqezinjve është vendi i parë, që siguron ngjitjen në Ligën B dhe një mundësi shtesë për Euro 2028 përmes play-off-it.

Kosova, pjesë e Ligës B, do të ketë përballë Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës.

Në Ligën A spikat grupi me Francën, Italinë, Belgjikën dhe Turqinë. Gjermania do të ndeshet me Holandën, Serbinë dhe Greqinë, ndërsa Spanja dhe Anglia ndodhen në të njëjtin grup me Kroacinë dhe Çekinë.

SHORTI I PLOTË:

Shorti, Liga A

A1: Franca, Italia, Belgjika, Turqia.

A2: Gjermania, Holanda, Serbia, Greqia.

A3: Spanja, Kroacia, Anglia, Çekia.

A4: Portugalia, Danimarka, Norvegjia, Uells.

 

Shorti, Liga B

B1: Skocia, Zvicra, Slovenia, Maqedonia e Veriut.

B2: Hungaria, Ukraina, Gjeorgjia, Irlanda e Veriut.

B3: Izrael, Austria, Republika e Irlandës, KOSOVA.

B4: Polonia, Bosnja Hercegovine, Rumania, Suedia.

 

Shorti, Liga C

C1: SHQIPËRIA, Finlanda, Bjellorusia, San Marino.

C2: Mali i Zi, Armenia, Qipro, Letonia ose Gjibraltar.

C3: Kazakiztan, Sllovakia, Ishujt Faroe, Moldavia.

C4: Islanda, Bullgaria, Estonia, Luksemburg ose Malta.

 

Shorti, Liga D

D1: Gjibraltar ose Letonia, Malta ose Luksemburg, Andorra.

D2: Lituani, Azerbajxhan, Lihtenshtejn.





Lajmet e fundit nga