web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrufeja ndërpret ndeshjen Gjermani-Danimarkë

29 Qershor 2024, 21:47, Sport CNA

Rrufeja ndërpret ndeshjen Gjermani-Danimarkë

Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës, u ndërpre përkohësisht në minutën e 37-të, për shkak të kushteve të rënduara të motit.

Një rrufe në afërsi të stadiumit, bëri që arbitri Oliver, të dërgojë skuadrën në dhomat e zhveshjes.

Zhurma e fortë që rrufeja shkaktoi alarmoi gjyqtarin anglez Oliver, i cili drejtoi të dyja skuadrat pranë stolave të tyre, ndërkohë që  një shi i rrëmbyer filloi menjëherë.

Ndeshja u ndërpre për 20 minuta dhe me pas rinisi sërish.





Lajmet e fundit nga