LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk ka fitues në Shkodër, Vllaznia-Erzeni mbyllet në "paqe"

29 Mars 2024, 20:57, Sport CNA

Nuk ka fitues në Shkodër, Vllaznia-Erzeni mbyllet në

Tjetër ndalesë për Vllazninë në kampionat, me shkodranët që nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Erzenit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Superiore.

Një lojë mjaft e bukur nga të dyja ekipet, të cilat prodhuan shumë raste për shënim, por në fund ndanë pikët. Sfida u vendos nga dy golat e shënuar në pjesën e parë.  Kuqeblutë shënuan të parët me Bekim Balajn në minutën e 29-të, por 10 minuta më vonë, ishte Blazevic që vendosi baraspeshën.

Tani me këtë rezultat, Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, 4 më pak se kryesuesit e Egnatias, ndërsa Erzeni vazhdon luftën për mbijetesë i renditur në vendin e nëntë me 28 pikë.

Lajmet e fundit nga