Bledar Devolli: Me Egnatian dukej si ndeshje Kategorisë së Dytë, rezultatin e di ai lart
Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli, foli pas ndeshjes ku sku...

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të bëjë disa ndryshime në sektorin teknik. Departamenti i Komunikimit bën me dije se Kombëtarja U-17 do të drejtohet në vazhdimësi nga trajneri Bledi Shkëmbi, i cili më parë ka drejtuar ekipin kuqezi U-19, ndërsa Ardi Behari i cili mbante postin e trajnerit të Kombëtares U-17, tani do të jetë përgjegjës i sektorit të skautizmit në Federatën Shqiptare të Futbollit. Përgjegjës për drejtimin e Kombëtares U-16 do të jetë Fatjon Muhameti.
Ndërkaq, FSHF ka arritur marrëveshjen me trajnerin Julian Ahmataj për të marrë drejtimin e ekipit Kombëtar U-19. Julian Ahmataj është një trajner me eksperiencë pasi ka drejtuar disa ekipe në vendin tonë si Teuta, Luftëtari, Tirana, Skënderbeu dhe gjithashtu ka punuar edhe me ekipet e moshave. Ndërsa Erjon Stavri do të jetë koordinatori teknik i Qendrave Rajonale.
Alban Bushi, do të mbetet në drejtimin e Kombëtares U21.
Në një prononcim për fshf.org, Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, shpjegoi ndryshimet në sektorin teknik të FSHF-së.
“FSHF ka bërë disa ndryshime në sektorin teknik. Përgjegjësi i ri i sektorit të skautizmit është Ardi Behari. Alban Bushi vijon të jetë në krye të Kombëtares U-21, ndërsa Julian Ahmati do të marrë drejtimin e Kombëtares U-19. Bledi Shkëmbi kalon te Kombëtarja U-17, Fatjon Muhameti merr drejtimin e Kombëtares U-16. Ndërsa Armand Dama vijon të jetë në krye të Kombëtares U-15. Erjon Stavri është koordinatori teknik i Qendrave Rajonale”, – tha Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea.
Për fshf.org foli edhe Ardi Behari. Ai theksoi se pozicioni i ri si përgjegjës i sektorit të skautizmit është një punë shumë e rëndësishme, por që bëhet më e lehtë për shkak të eksperiencës që ai ka.
“Është një punë shumë e rëndësishme në Federatën Shqiptare të Futbollit. Detyrat janë specifike, pavarësisht se mendoj që janë të prekshme nga ana ime, për shkak edhe të njohjeve që kam me lojtarët. Jo vetëm me ata që luajnë në Shqipëri por edhe me ata që luajnë jashtë, për shkak edhe të kohëzgjatjes në punë dhe të fashave të moshave të ndryshme që i kam kaluar nëpër duart e mia. Mendoj që është një punë që më përshtatet dhe shumë e bukur për ta bërë” – tha Përgjegjësi i sektorit të skautizmit, Ardi Behari.
Trajneri i ri i Kombëtares U-19, Julian Ahmati, duke folur për fshf.org tha se është një kënaqësi e madhe të drejtosh një ekip Kombëtar dhe shtoi se objektivi kryesor është përmirësimi i lojtarëve.
“Është një eksperiencë e re, është një kënaqësi e madhe të drejtosh një ekipi Kombëtar në vendin tënd. E shoh si një mundësi shumë të mirë për të kontribuar për të ardhmen e vendit, për të ndihmuar, për të stërvitur dhe përmirësuar lojtarët, që të jenë gati për ekipin Kombëtar A.
Organika e skuadrës është e madhe, por padiskutim që priten edhe prurje të reja. Bëhet fjalë për elementë të rinj që dalin dhe spikatin nëpër vende të ndryshme dhe në Shqipëri. Kjo është një punë kolosale e organizuar shumë mirë dhe ne duhet t’i japim ato njohuri që t’i përmirësojmë lotjarët në të gjitha aspektet fizike, teknike dhe taktike, që janë elementët për të përmirësuar dhe për të shkuar në nivele të larta” – tha trajneri i Kombëtares U-19, Julian Ahmati.
Erjon Stavri shpjegoi detyrat që ai do të ketë si koordinator teknik i Qendrave Rajonale.
“Puna ime është mbikëqyrja dhe koordinimi sa më i mirë i punëve në Qendrat Rajonale. Fokusi kryesorë do të jetë në rakordimin dhe interpretimin sa më të mirë të planeve stërvitore, për të rritur sa më shumë nivelin e lojtarëve të cilët janë pjesëmarrës në këto Qendra Rajonale, ku aty është dhe sektori më i rëndësishëm për furnizimin e ekipeve Kombëtare”, – tha koordinatori teknik i Qendrave Rajonale, Erjon Stavri./ FSHF
Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli, foli pas ndeshjes ku sku...
Kombëtarja e vajzave A nis të dielën grumbullimin dhe stër...
Egnatia u rikthye te fitorja në kampionat, e cila mungonte...
Komisioni i Disiplinës në FSHF zbuloi këtë të premte vendi...
Sulmuesi, Anis Mehmeti, duket se ka gjetur formën e shkëlq...
Xabi Alonso u ka dhënë fund dilemave për të ardhmen e tij....
Sezoni aktual do të jetë i fundit për Olivier Giroud me fa...
Telashet për mesfushorin italian, Sandro Tonali, nuk kanë ...
Sukseset e arritura nga skuadra e Interit, nën drejtimin e...
UEFA do të shqyrtojë kërkesën e disa trajnerëve, për zgjer...
Mario Mitaj është padyshim një nga lojtarët shqiptarë, më ...
Shqipëria humbi dy miqësoret e muajit mars, teksa u mposht...
Pas fitores në derbi ndaj Dinamos dhe pauzës së Kombëtarev...
Vllaznia ishte një nga skuadrat që i bëri më shumë punë pa...
Deklarata e Olti Hysenit, se nuk e konsideron Kosovën bëri b...
Shqiprim Taipi është lojtari më i ri i Gjilanit. Klubi shqip...
Nuk kanë fund telashet për mesfushorin italian, Sandro Ton...
Lushnja triumfoi me përmbysje ndaj Vorës me rezultatin 4-3...
E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë e paqartë. Sipa...
Mbrojtësi i Napolit, Juan Jesus, ka reaguar për herë të pa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...