web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Fevziu te Cungu e Hasanbelli, zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv

16 Shkurt 2026, 13:06, Sport CNA

Nga Fevziu te Cungu e Hasanbelli, zgjidhen anëtarët e Komitetit

Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF-së ka përmbyllur procesin e votimit për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv për periudhën 2026-2030. Përmes një votimi të fshehtë, delegatët kanë zgjedhur 10 përfaqësuesit që do të përbëjnë këtë organ vendimmarrës për katër vitet e ardhshme.

Emrat e përzgjedhur janë: Anila Basha, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho. Ky grup drejtues do të punojë së bashku me Presidentin e rizgjedhur, Armand Duka, për hartimin dhe miratimin e politikave të futbollit shqiptar.

Komiteti Ekzekutiv ka si funksion parësor mbikëqyrjen e projekteve strategjike dhe infrastrukturore në vend.





Lajmet e fundit nga