web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spektakël me 4 gola, Napoli dhe Roma ndajnë pikët

15 Shkurt 2026, 23:01, Sport CNA

Spektakël me 4 gola, Napoli dhe Roma ndajnë pikët

Napoli dhe Roma, barazuan 2-2, në duelin e javës së 25-të në Serinë A.

Kryeqytetasit kaluan në avantazh që në minutën e 7-të me golin e Donyell Malen, pas asistit të Bryan Zaragoza.

Napoli barazoi në minutën e 40-të me një goditje nga distanca të Leonardo Spinazzola, e devijuar nga Niccolo Pisilli.

Në pjesën e dytë, Roma riktheu epërsinë në minutën e 71-të, sërish me Malen nga pika e bardhë, pas një penalltie të shkaktuar nga Amir Rrahmani ndaj Wesley.

Në minutën e 82-të, i sapoaktivizuari Alisson Santos barazoi me një goditje të fortë nga jashtë zone. Pas këtij rezultati, Napoli ngjitet në kuotën e 50 pikëve në vendin e dytë, tre më pak se Milani, ndërsa Roma mbetet në vendin e katërt me 47 pikë.





Lajmet e fundit nga