web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Tudor rikthehet në stol, emërohet te klubi i njohur

15 Shkurt 2026, 18:08, Sport CNA

ZYRTARE/ Tudor rikthehet në stol, emërohet te klubi i njohur

Tottenham ka emëruar Igor Tudor si trajner deri në fund të sezonit, pas largimit të Thomas Frank.

Ekipi ndodhet në vendin e 16-të në Premier League, vetëm pesë pikë mbi zonën e rënies. Klubi theksoi se objektivi kryesor është përmirësimi i paraqitjeve dhe rezultateve për të shmangur rrezikun e rënies nga kategoria.

Tudor deklaroi se është një përgjegjësi e madhe dhe se synon të sjellë stabilitet dhe konkurrencë në çdo ndeshje.

Drejtori sportiv Johan Lange vlerësoi përvojën e trajnerit në situata të vështira. Tottenham ka fituar vetëm dy nga 17 ndeshjet e fundit në kampionat.

Tudor njihet për përdorimin e skemës me tre mbrojtës dhe për aftësinë për të stabilizuar skuadrat në krizë. Në verë, klubi pritet të kërkojë një zgjidhje afatgjatë për pankinën.

Kujtojmë se Tudor u shkarkua nga drejtimi i Juventusit pak muaj më parë, ndërsa tani rikthehet sërish në stol.





Lajmet e fundit nga