web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Serie A/ 9 gola në 4 ndeshje, rezultatet dhe renditja

15 Shkurt 2026, 20:03, Sport CNA

Serie A/ 9 gola në 4 ndeshje, rezultatet dhe renditja

Bologna u rikthye te fitorja në javën e 25-të të Serie A, duke mposhtur 2-1 Torinon në transfertë, pas katër humbjeve radhazi.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 49-të Moro kaloi miqtë në avantazh. Torino barazoi me Vlasic në minutën e 62-të, por Castro riktheu epërsinë për Bolognan në të 70-ën.

Me këtë fitore, Bologna ngjitet në vendin e tetë me 33 pikë, ndërsa Torino mbetet në vendin e 14-të me 27 pikë.

Në sfidat e tjera, Parma fitoi 2-1 ndaj Veronës dhe shkon në 29 pikë, duke u distancuar nga fundi i tabelës. Verona mbetet në vendin e fundit me 15 pikë.

Barazim pa gola u regjistrua mes Cremoneses dhe Genoas, që ndajnë nga 24 pikë në vendet 15 dhe 16. Sassuolo fitoi 2-1 në fushën e Udineses dhe ngjitet në vendin e dhjetë me 32 pikë.

Standings provided by Sofascore




Lajmet e fundit nga