web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbyllet java e 17-të, si ndryshon renditja në Superiore

20 Dhjetor 2025, 16:07, Sport CNA

Mbyllet java e 17-të, si ndryshon renditja në Superiore

Është mbyllur java e 17-të e Superiores. Dy ndeshjet e fundit u luajtën sot. Klasikja e futbollit shqiptar, Tirana – Vllaznia, e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, u mbyll në barazim 1-1.

Bylis mposhti AF Elbasanin në “Adush Muça” me rezultatin 3-2.

Egnatia triumfoi ndaj Partizanit në “Arena Egnatia” me rezultatin 2-1. Falë këtij suksesi të rëndësishëm, rrogozhinasit morën kryesimin e kampionatit me 34 pikë.

Dinamo City mundi Vorën në “Air Albania” me përmbysje 2-1, ndërsa ndeshja Flamurtari – Teuta u mbyll në barazim 2-2.

Standings provided by Sofascore




Lajmet e fundit nga