web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dinamo fiton me përmbysje, skuadra e Dajës zgjohet në pjesën e dytë

19 Dhjetor 2025, 18:44, Sport CNA

Dinamo fiton me përmbysje, skuadra e Dajës zgjohet në pjesën

Dinamo fitoi 2-1 ndaj Vorës në ndeshjen e javës së 17-të të Superiores. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja arriti fitoren falë një përmbysjeje në pjesën e dytë.

Vora kaloi e para në avantazh në minutën e 23-të me penalltinë e realizuar nga Patrik Bardhi. Në fraksionin e dytë, Dinamo barazoi rezultatin në minutën e 49-të me golin e Teixeirës.

Golin e fitores e shënoi Dejvi Bregu në minutën e 64-t, pas një aksioni të ndërtuar mirë.

Me këtë sukses, Dinamo ruan vendin e tretë në renditje me 29 pikë. Ndërkohë, Vora regjistron humbjen e tretë radhazi dhe mbetet në vendin e shtatë me 16 pikë.





Lajmet e fundit nga