web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klasikja ndaj Tiranës, Vllaznia e “dënuar” për fitore

17 Dhjetor 2025, 20:26, Sport CNA

Klasikja ndaj Tiranës, Vllaznia e “dënuar” për fitore

Vllaznia po kalon aktualisht periudhën më të vështirë të sezonit në kampionat. Shkodranët kanë humbur vendin e parë dhe ndodhen në pozicionin e katërt me 26 pikë, gjashtë më pak se Elbasani kryesues.

Kuqeblutë kanë një seri prej pesë ndeshjesh radhazi pa fitore, duke marrë vetëm 3 pikë nga 15 të mundshme. Kjo ecuri ka bërë që Vllaznia të humbasë kryesimin që e mbante që nga fillimi i edicionit.

Asnjë nga skuadrat pretendente nuk ka regjistruar një seri kaq negative këtë sezon. Krahasuar me rivalët, Egnatia dhe Elbasani kanë pasur periudha shumë më të shkurtra pa fitore.

Statistikat aktuale e afrojnë Vllazninë me skuadrat e pjesës së poshtme të tabelës. Ndeshja e radhës ndaj Tiranës merr rëndësi të veçantë për të ndryshuar ecurinë.





Lajmet e fundit nga