ZYRTARE/ Mjegulla pushton fushën, shtyhet ndeshja e Kategorisë së Parë
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar shtyrjen e ndes...

Flamurtari dhe Teuta kanë barazuar 2-2 në stadiumin e Vlorës, në ndeshjen e javës së 17-të, e cila u shënua jo vetëm nga katër gola, por edhe nga një incident i rëndë dhune që çoi në ndërprerjen e saj për disa minuta.
Takimi nisi me shumë duele në mesfushë dhe pak hapësira për lojë të hapur. Teuta u shfaq më e organizuar në pjesën e parë, duke kontrolluar ritmin dhe duke kufizuar iniciativën e Flamurtarit. Pas disa rasteve sporadike në të dyja portat, durrsakët gjetën avantazhin në minutën e 21-të. Boçi përfitoi nga një top i gjatë në qendër, tentoi një parabël mbi portierin Aleksovski dhe realizoi golin e epërsisë për Teutën.
Pas golit, Flamurtari u përpoq të reagojë me goditje standarde dhe tentativa nga krahu, por pa arritur të mposhtë portierin Selmani. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Teutës, e cila u tregua më konkrete në finalizim.
Në pjesën e dytë, loja u shoqërua me më shumë tension. Në minutën e 69-të, pas një zënke mes lojtarëve në fushë, situata agravoi, pasi nga tribuna ballore hynë edhe tifozë vendas, të cilët u përfshinë në përplasje me lojtarët e Teutës. Gjyqtari ndërpreu menjëherë ndeshjen, ndërsa forcat e policisë ndërhynë për të vendosur rendin. Takimi u pezullua për disa minuta dhe rifilloi vetëm pasi u boshatis tribuna ballore dhe u garantua siguria.
Pas rifillimit, Flamurtari rriti presionin dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 78-të. Pas një goditjeje dënimi të harkuar në zonë, Çantakias u shkëput mirë dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë. Vlonjatët vijuan të kërkojnë golin e avantazhit dhe ia dolën në minutën e 90-të, kur pas një aksioni nga e majta, Maksuti asistoi për Oshafin, i cili realizoi përmbysjen në 2-1.
Në minutat shtesë, Teuta nuk u dorëzua dhe kërkoi me insistim barazimin. Në minutën e 97-të, pas një goditjeje dënimi, topi përfundoi në shtyllën e dytë te Jazxhi, i cili e shtyu sferën në portë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2. Pas këtij goli, ndeshja u mbyll pa ngjarje të tjera.
Me këtë barazim, Teuta mban vendin e pestë në renditje me 25 pikë, ndërsa Flamurtari vazhdon të mbetet në zonën e poshtme të tabelës, duke u renditur i parafundit me 14 pikë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar shtyrjen e ndes...
Adriano Valduci ka reaguar menjëherë, pas daljes së kryeta...
Dinamo fitoi 2-1 ndaj Vorës në ndeshjen e javës së 17-të t...
Egnatia fitoi supersfidën e javës së 17-të të Superiores, ...
“Transfermarkt” ka publikuar përditësimet e fundit të vler...
Pas një periudhe rreth 20-vjeçare të dominuar nga Lionel M...
Mesfushori i Kombëtares, Julian Shehu, ka përfunduar në ra...
Pas afro 13 vitesh nga rikthimi i Kaka te Milani, një tjet...
Ndeshja Milan–Como do të zhvillohet zyrtarisht në Perth të...
Java e 17-të e kampionatit Kategoria e Parë, që përkon edh...
Ndeshjet e javës së 17-të në Superiore do të zhvillohen të...
Paris Saint Germain shkroi histori në futbollin francez, d...
Vllaznia po kalon aktualisht periudhën më të vështirë të s...
Partizani po përgatitet për ndeshjen ndaj Egnatias me disa...
E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona mbetet e paqa...
Luis Suarez do të vijojë karrierën e tij me fanellën e Int...
Po vijojnë me ritme të larta punimet për ndërtimin e dy fu...
Situata mbetet e tensionuar te Flamurtari, pas zhvillimeve...
Skënderbeu triumfoi 2-0 ndaj Ilirisë, në ndeshjen e prapam...
Niclas Fullkrug është shumë pranë kalimit te Milan-i, me m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...