web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Po kalon një moment të artë, sulmuesit shqiptar i dedikojnë koreografi

28 Tetor 2023, 15:12, Sport CNA

Rubin Hebaj u transferua gjatë muajit shkurt në Uzbekistan, duke u bërë futbollisti i parë shqiptar që luan në këtë kampionat.

Sulmuesi shkodran ka firmosur me FK Andijan deri në dhjetorin e këtij viti. Skuadër që po luan aktualisht në shtëpi përballë OKMK.

Hebaj e ka nisur si titullar, teksa është përballur me një surprizë të jashtëzakonshme nga tifozët e tij.

Këta të fundit kanë shpalosur një banderolë gjigante me të në mes të saj. 14 gola numëron në total Hebaj mes kampionatit dhe Kupës (12+2).

Kjo ka bërë që të shndërrohet në idhullin e tifozerisë së skuadra uzbeke. “Luftëtari Hebaj”, shkruajnë ultrasit e Andijan.

Futbollisti shkodran është golashënuesi më i mirë i kampionatit të Uzbekistanit me 12 realizime.





Lajmet e fundit nga