Osmani "thumbon" Partizanin: E dini si e humbëm titullin?! Këmbëngula unë dhe tani Shehi është një nga më të mirët
Në prag të sfidës me Dinamon ditën e nesërme në “Selman Stër...
Abilaliaj: Jemi në tratativa për të mbyllur marrëveshjen me trajnerin
Drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj, foli për mediat, në prag të sfidës që skuadra do të luajë ndaj Teutës.
Abilaliaj deklaroi se gjendja e ekipit është shumë e mirë, por shtoi se duhet kujdes nga Teuta, që sipas tij vjen nga një moment i mirë.
"Gjendja është mjaft e mirë për të gjithë lojtarët që kemi në dispozicion. Duke pasur parasysh që kemi pasur disa ditë më shumë për të përgatitur ndeshjen, për të rikuperuar forcat dhe të them të drejtën, si në aspektin psikologjik dhe në atë fizik, ekipi gëzon shëndet të plotë. Patjetër është e kotë të flasim sa u përket mungesave, sepse na kanë shoqëruar gjatë gjithë kësaj periudhe. Dihet situata. Nuk kemi asnjë që është rikuperuar gjatë këtyre ditëve të fundit. Kështu që vazhdon që të jetë e njëjta situatë. Por pjesa tjetër e grupit është e shëndetshme.
Teuta është një kundërshtar shumë i vështirë, shumë i rrezikshëm. Ka entuziazëm për faktin që bëri një fitore të rëndësishme në Elbasan kundër Dinamos. Mënyrën se si e arriti. U duk që ishte një ekip i uritur. Patjetër që edhe këtu, kur të vijnë në shtëpinë tonë nuk është se besoj se do të kënaqet vetëm me barazim. Mendoj se është një ekip shumë i vështirë dhe duhet të kemi shumë kujdes, sepse është një ndeshje që na jep mundësinë të krijojmë vazhdimësi edhe për punën, por edhe për rezultatet. Duhen përmirësuar edhe ato dy-tri probleme që krijohen gjatë fushës së lojës", tha ai.
I pyetur për trajnerin, Abilaliaj tha se janë në tratativa për të mbyllur marrëveshjen, por kjo do të zbulohet në vijim, pasi nuk duan të nxitohen.
"Moduli mund të jetë i njëjtë, këtë ta dëfton edhe kualiteti i lojtarëve që ne kemi në përbërje. Sa më shumë kualitet të kemi në fushën e lojës, aq më mirë është për fushën e lojës. Jemi munduar që t’i qëndrojmë qasjes që kemi pasur gjatë sezonit. Por qasja ndryshon nga ndeshja në ndeshje. Përveç mbështetjes morale të jashtëzakonshme që ka qenë Zekiç, ka të bëjë dhe stafi që ruajmë një marrëdhënie shumë të mirë.
Trajneri i ri? Ne jemi në negociata për të diskutuar me profilet që kemi përzgjedhur. Nuk është e lehtë duke pasur parasysh momentin në të cilin ndodhemi. Gjithsesi këtë qetësi na e jep dhe fakti që ekipi përgjigjet mjaft mirë. Opsionet tona i kemi diskutuar, jemi në tratativa për të mbyllur dhe marrëveshjet. Por gjithsesi kjo është një gjë që është dinamike. Unë do të doja të ishte e fundit, por ja që nuk është e fundit. Duke pasur parasysh e rëndësishme është përgjigjja që japin futbollistët në fushën e lojës. Partizani do të ketë një trajner që ta ndihmojë ekipin që të bëjë procesin që kemi vendosur që nga vera e kaluar", përfundoi Abilaliaj.
Në prag të sfidës me Dinamon ditën e nesërme në “Selman Stër...
Skënderbeu do të presë Egnatian në Korçë në sfidën që do të ...
Superiorja starton fazën e dytë të kampionatit, teksa do t...
Surprizues ishte lajmi i largimit të Artan Mërgjyshit nga ...
Ballkani nuk ia ka dalë të marrë pikë në ndeshjen përballë A...
Në Itali, tema Kristjan Asllani mbetet e hapur. Ndryshe nga ...
Të kesh një stol të stadiumit “Camp Nou” në shtëpi është ndo...
Deputeti nga komunitetet pakicë, Erxhan Galushi ka vepruar...
Tifozët serbë kanë shkaktuar kaos në Gjermani para ndeshjes ...
Ndeshja miqësore me Shqipërinë ka qenë e fundit për serbin...
Pas sukseseve radhazi të kuqezinjve me 5 fitore dhe një ba...
Emanuel Egbo, është trajneri më i ri i Prishtinës. Klubi n...
Orges Shehi ka reaguar për deklaratën e Refik Halilit, i cil...
Skandali me bastet ilegale duket se i ka kushtuar shumë Sand...
Debatik Curri dhe drejtuesit e Prishtinës kanë rënë dakord p...
Fituesi i “Topit të Artë 2023” do të jetë Leo Mesi, me gaz...
FIFA ka zbuluar ndryshimet në renditjen e përgjithshme, sa i...
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë ven...
Fitorja 3-0 përballë Çekisë ka afruar Kombëtaren kuqezi me...
Piketimet nga Silvinjo vazhdojnë. Një tjetër emër i ri ka da...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...