web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-futbollisti nuk përmbahet: Kosova më lart se Shqipëria, Asani as këpucët nuk i lidh Zhegrovës

9 Shtator 2024, 14:01, Sport CNA

Ish-futbollisti nuk përmbahet: Kosova më lart se Shqipëria, Asani

Në Kosovë vazhdon debati për përfaqësuesen “dardane” dhe krahasimin e saj me Shqipërinë. Madje ish-futbollisti, Blendi Memaj, ka shkuar deri aty, sa ka bërë një krahasim qesharak.

Në emisionin “Kampionët”, Memaj thotë se Asani nuk është aspak në cilësitë e Zhegrovës, duke theksuar se sulmuesi nga Shkupi nuk mundet që as këpucët t’ia lidhë atij të Lille. Gjithashtu, analisti shton se Kosova është më lart se Shqipëria për sa i përket individualitetit.

“Nëse sot e bëjmë një krahasim me Kombëtaren e Shqipërisë e ke një Jasir Asani, i cili po shfaq një formë të jashtëzakonshme. Tani, ta marrësh Jasir Asanin dhe ta krahasosh me Edon Zhegrovën... as këpucët s’mund t’ia lidhë. Zhegrova është një nivel i jashtëzakonshëm. Edhe Kosova, për nga kualiteti individual është më lart se Shqipëria”, është shprehur ndër të tjera Blendi Memaj.





Lajmet e fundit nga