Katër gola të shënuar, Kukësi triumfon ndaj Pogradecit
Kukësi e ka nisur vitin 2025 në mënyrën më të mirë të mund...

Juventusi dhe Milani duken shumë aktivë në merkato, sa i përket klubeve italiane.
“Zonja e Vjetër” është pranë një marrëveshjeje për të afruar sulmuesin francez Kolo Muani, i cili aktualisht është pjesë e Paris Saint Germain. Sulmuesi po përballet me mungesë minutazhi te gjiganti francez dhe për këtë arsye ka dhënë miratimin për t’u transferuar në Serinë A. 26-vjçari shpreson se kalimi në Itali do t’i ofrojë më shumë minuta lojë dhe mundësinë për të treguar cilësitë e tij.
Juventusi ka rënë dakord me lojtarin për kushtet personale të kontratës, por marrëveshja përfundimtare varet nga negociatat me PSG-në. Bardhezinjtë synojnë ta huazojnë sulmuesin deri në fund të sezonit.
Megjithatë, pengesa kryesore mbetet paga e Kolo Muanit, e cila arrin në 12 milionë euro në sezon. Kjo shifër është shumë e lartë për Juventusin, që po kërkon një zgjidhje tjetër. Opsioni më i mundshëm është përgjysmimi i pagës ose mbulimi i një pjese të saj nga PSG-ja. Nëse palët arrijnë një marrëveshje, Kolo Muani mund të bëhet afrimi i parë i rëndësishëm i Juventusit në këtë merkato, duke shtuar alternativat në sulm.
Në krahun tjetër, Milani është në bisedime të avancuara për të afruar Marcus Rashford nga Manchester United. Sulmuesi anglez, i cili po kërkon një ndryshim ambienti për të rigjetur formën e tij më të mirë, shihet si një përforcim i rëndësishëm për kuqezinjtë. Negociatat mes dy klubeve janë në fazën finale, dhe ekziston mundësia që Rashford të transferohet në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Për të bërë vend për sulmuesin anglez, Milani ka vendosur të largojë Noah Okafor. Sulmuesi zviceran, i cili nuk ka arritur të konsolidohet si titullar në formacion, do të vazhdojë karrierën e tij në Bundesligë. Milani dhe Leipzig kanë arritur një marrëveshje për huazimin e Okaforit deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje prej 25 milionë eurosh.
Kjo do të jetë aventura e tij e parë në Bundesligë, pas eksperiencave të mëparshme në Itali, Austri dhe Zvicër. Lajpcig sheh te Okafor një sulmues me potencial për të përforcuar ofensivën e tyre, veçanërisht në garën për një vend në Ligën e Kampioneve.
Ndërkohë, largimi i Noah Okafor nga Milani dhe transferimi i tij te Leipzig mund të jetë një hap pozitiv për të dyja palët. Për zviceranin, kalimi në Bundesligë është një mundësi për të rigjetur formën dhe për të konsoliduar karrierën në një ligë konkurruese, ndërsa Milani do të përfitojë nga lirimi i hapësirave në sulm dhe fondet e mundshme nga shitja e tij.
Kukësi e ka nisur vitin 2025 në mënyrën më të mirë të mund...
Java e 20-të në Superiore, ka nisur me surpriza të mëdha. ...
Rocco Vata i ka mahnitur të gjithë në Angli, me një superg...
Federata e Futbollit ka rinovuar kontratën me trajnerin e ...
Armando Broja vazhdon të ndiqet nga fati i keq. Pas rikthi...
Alexis Saelemaekers po shkëlqen te Roma, me trajnerin Klau...
Muaji janar duket se do të jetë vendimtar për Juventusin, ...
Sokol Cikalleshi, ka bërë një lëvizje të re në karrierën e...
Tashmë është zyrtare! Luis Hasa është lojtari më i ri i Na...
Paulo Estrela është afrimi i parë te Skënderbeu në këtë me...
Elseid Hysaj pritet të ndryshojë skuadër në këtë merkato d...
Trajneri Didier Deschamps, ka konfirmuar zyrtarisht largim...
Partizani ka siguruar një afrim të rëndësishëm në këtë mer...
Futbolli shqiptar në zi. Këtë të mërkurë është ndarë nga j...
Elbasani ka njoftuar dy largime të rëndësishme këtë të mër...
Në muajin maj 2025, Shqipëria do të mirëpresë për herë të ...
Erisildo Smaçi do të vazhdojë karrierën te Tirana. Ish-me...
Giacomo Vrioni ka ndryshuar skuadër. Sulmuesi 26-vjeçar, i...
Vangjel Zguro do të vazhdojë karrierën te skuadra e vendli...
Milani regjistroi një triumf të madh ndaj rivalëve histori...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...