16-vjeçari që po çmend botën, Yamal kalon edhe Pele-në
Lamine Yamal, është padyshim lojtari i momentit dhe më i p...

Holanda dhe Anglia luajnë mbrëmjen e kësaj të mërkure, gjysmëfinalen e dytë të Europianit. Pritet një sfidë e bukur dhe e luftuar nga të dyja ekipet, që duan me çdo kusht kualifikimin për në finalen e madhe.
Në një përballje si kjo, është e vështirë për të zgjedhur favoritin. Dy skuadrat kanë pasur kritika të shumta në këtë Europian, për mënyrën e lojës së treguar.
Te Holanda, Koeman, ka qenë në qendër të ciklonit të kritikave dhe kjo gjysmëfinale mund t’i shërbejë për të ndryshuar mendimin e atyre që e urryen deri tani.
Për këto, trajneri Koeman foli edhe në konferencën për shtyp para ndeshjes, ku kërkoi më shumë respekt nga të gjithë. Gjithashtu ai pranoi se kritikat për Anglinë kanë qenë edhe më të mëdha.
"Mendoj se njerëzit duhet të kenë pak më shumë respekt, kur ndajnë mendimet e tyre për një lojtar apo një trajner. Ky është një problem botëror. Është e vërtetë që tani ka shumë rrjete sociale dhe programe televizive. Depaj është gati që të bëhet golashënuesi më i mirë i kombëtares dhe meriton më shumë respekt. Është sulmuesi im. Unë kam lojtarë të shkëlqyer dhe thjesht duhet edhe pak fat për të shtyrë në rrjetë rastet që kanë pasur. Është e vërtetë që tek Anglia kanë shumë vështirësi për t’i fituar ndeshjet e tyre, por sigurisht që kanë lojtarë të shkëlqyer dhe cilësorë. Kritikat që po marrin ata janë të frikshme, madje më shumë sesa na kritikuan ne pas humbjes me Austrinë. Por i tillë është futbolli dhe duhet të përshtatemi", deklaroi Koeman.
Në krahun tjetër, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, deklaroi se ka ardhur momenti që kombëtarja e tij të bëjë historinë.
"Ka ardhur momenti dhe skuadra është gati për të bërë historinë. Një nga pikat tona të forta ndër vite është fakti se tani kemi më pak frikë dhe jemi më pak të frenuar. Loja do të vendosë zëvendësimet që ne bëjmë. Nuk janë të kushtëzuara se kur apo se kush duhet të zëvendësohet, e gjitha varet nga loja. Gjithmonë duke parë freskinë e ekipit dhe ekuilibrin e ekipit dhe nëse ndryshimet do të bëjnë një përmirësim të ekipit apo jo. Loja do të na çojë në një drejtim të caktuar që do të ndikojë pastaj edhe në vendimet", u shpreh Southgate.
Ndeshja mes Holandës dhe Anglisë është planifikuar të luhet mbrëmjen e kësaj të mërkure, në orën 21:00, ndërsa fituesi do të përballet në finale me Spanjën.
Lamine Yamal, është padyshim lojtari i momentit dhe më i p...
Spanja është zyrtarisht finalistja e parë e Europianit. Fi...
Ballkani triumfoi me përmbysje në transfertën e Andorrës, ...
Spanja dhe Franca përballen mes tyre, në gjysmëfinalen e E...
Reperi i njohur, Drake, kohët e fundit është bërë shumë i ...
Nuk ka më dyshime, Elbasani ka zgjedhur trajnerin e ri. Dr...
Silvinjo do të vazhdojë të jetë në drejtimin e Kombëtares ...
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit në m...
Trajneri i Uruguait, Marcelo Bielsa, ka shpërthyer në krit...
Simone Inzaghi do të vazhdojë të jetë trajner i Interit, t...
Spanja vjen si një nga favoritet absolute për të fituar Eu...
Spanja dhe Franca përballen mes tyre, në gjysmëfinalen e E...
Ardit Hoxhaj, është rikthyer te Flamurtari. Klubi vlonjat,...
Nuk ka më dyshime. Thomas Strakosha, është zyrtarisht lojt...
Bekim Rexhepi është lojtari më i ri i Dukagjinit. Pas larg...
Armando Broja është në kërkim të një skuadre të re dhe mun...
Ciro Immobile, e ka mbyllur me Lazio-n dhe me shumë mundës...
Albion Marku, do të vazhdojë karrierën në Hungari, te skua...
Xherdan Shaqiri mund të rikthehet në merkato, gjatë kësaj ...
UEFA, ka zbuluar arbitrat që do të vendosin drejtësi në dy...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...