web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Derbi i kryeqytetit, ky është ekipi i arbitrave që do drejtojë ndeshjen Partizani-Tirana

21 Shtator 2024, 13:58, Sport CNA
Derbi i kryeqytetit, ky është ekipi i arbitrave që do
Derbi Partizani-Tirana

Derbi i kryeqytetit është ndeshja kryesore e javës së gjashtë të Kategorisë Superiore, sfidë që luhet këtë të shtunë duke nisur nga ora 20:00 në "Air Albania”.

Ndërsa disa orë na ndajnë nga kjo përballje, janë zbuluar emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në derbi.

Juxhin Xhaja do të jetë arbitri kryesor i kësaj supersfide, me gjyqtarin që këtë do ta ketë derbin e nëntë në karrierën e tij.

Në këtë ndeshje, asistentët e Juxhin Xhajës do jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, arbitër i katërt do jetë Albert Doda.

Sa i përket dhomës së VAR, i parë do jetë Kreshnik Barjamaj, teksa AVAR do të jetë arbitrja Emanuela Rusta./CNA





Lajmet e fundit nga