web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Roshi në superformë, gjen golin e dytë me Erzurumspor dhe vlerësohet me notën më të lartë

21 Shtator 2024, 10:12, Sport CNA
Roshi në superformë, gjen golin e dytë me Erzurumspor dhe
Odise Roshi

Odise Roshi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme ekperiencën me skuadrën e Erzurumspor-it në Turqi.

Në pesë ndeshje në Ligën 1 turke, sulmuesi shqiptar ka gjetur dy herë rrugën drejt rrjetës.

Roshi shënoi golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Erokspor, takim i vlefshëm për javën e gjashtë të kampionatit.

Shqiptari gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 67’, duke zhbllokuar sfidën dhe duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Ndërsa në fund të ndeshjes, për performancën e bërë ai është vlerësuar me notën më të lartë 7.9./CNA





Lajmet e fundit nga