web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Egnatia sfidon Elbasanin, Tetova: Luajmë vetëm për fitore

20 Shtator 2024, 18:21, Sport CNA

Egnatia sfidon Elbasanin, Tetova: Luajmë vetëm për fitore

Java e gjashtë në Superiore, rezervon një mini-derbi, siç është ndeshja mes Elbasanit dhe Egnatias. Përballen dy ekipet e vendeve të para dhe pritet një përballje spektakolare.

Në konferencë për shtyp, trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova, deklaroi se ekipi është gati dhe synohen 3 pikët.

“Çdo stërvitje gjatë javës ka qenë e mirë, për ndeshjen e radhës çdo gjë është gati. Me Elbasanin është një ndeshje shumë e rëndësishme, shumë e fortë. Egnatia shkon për tri pikë”.

Tetova tha se fusha e “Elbasan Arenës” ndihmon për spektaklin, ndërsa theksoi se nuk i druhet aspak kundërshtarit që është përballë.

“Elbasani bën lojë, është një skuadër shumë e organizuar, por ne do të vazhdojmë me objektivat që kemi. Terreni ku do luajmë është shumë i mirë, të lejon të tregosh atë që dëshiron, besoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Kundërshtari, me organikën që ka, të jep përshtypjen e një ekipi që pretendon, por unë jam i fokusuar te skuadra ime."

Ndeshja mes Elbasanit dhe Egnatias, është planifikuar të luhet ditën e diel, në orën 20:00.





Lajmet e fundit nga