web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Amarildo Bakaj shpërthen në lot: E ëndërroja këtë ditë

5 Gusht 2024, 14:37, Sport CNA

Amarildo Bakaj shpërthen në lot: E ëndërroja këtë


Amarildo Bakaj siguroi titullin "WBO Youth". Boksieri shqiptar triumfoi në stadiumin "Besëlidhja" të Lezhës kundër ganezit Jonathan Mbanugu. 

Bakaj ishte në formë të jashtëzakonshme dhe ia doli me "Knock-Out" t'i shkaktonte kundërshtarit humbjen e parë në karrierën profesionale.

Pas këtij suksesi nuk mundi të mbante lotët boksieri lezhjan, i cili theksoi se këtë ditë e kishte ëndërruar.

“Kam kohë që e ëndërroj…, ishte goxha e vështirë, por siç e patë edhe ju, vazhdoja përpara që ta kisha ndeshjen në kontroll. Ai ishte shumë i gjatë, mbante duart lart dhe shansi im i vetëm ishte që të bëja përpara, të bëhesha më i vogël, që ai ta kishte të vështirë për të më kontrolluar. Isha shumë i stërvitur, në formë shumë të mirë, por ndeshjes nuk i duhet kurrë një grusht ndryshon ndeshjen nga të dyja palët. Jam i emocionuar, sepse kam dy vite që nuk më ka prirë shumë në boks dhe kam pasur raste kur kam menduar se kaq ishte me karrierën time, por Zoti ishte i  madh dhe sot… , “ përfundon boksieri dhe shpërthen në lot.





Lajmet e fundit nga