web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Liverpool u jep “leksion” rivalëve të United, Haaland shkëlqen me tripletë ndaj Chelsea-t

4 Gusht 2024, 13:03, Sport CNA

Liverpool u jep “leksion” rivalëve të United, Haaland


Disa nga skuadrat pretendente në Premier League u përballën mes tyre në turneun miqësor në SHBA.

Liverpool-i mposhti pastër skuadrën e Manchester United-it me rezultatin 0-3 falë golave të Fabio Carvalho, Curtis Jones dhe Kostas Tsimikas. Leksion futbolli nga trajneri Arne Slot për ish-rivalin e tij në Holandë, Erik ten Hag, të cilin tashmë e ka rival edhe në Angli.

Sfida tjetër ishte spektakël golash me 6 herë tundje rrjetash. Manchester City fitoi me rezultatin 4-2 ndaj Chelsea-t, me Erling Haaland që shkëlqeu me një tripletë të realizuar.

Goli tjetër u shënua nga Oscar Bobb, ndërsa për londinezët ishte Sterling dhe Madueke që ngushtuan avantazhin e djemve të Guardiolës.





Lajmet e fundit nga