web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E bujshme/ Cagliari tenton transferimin e sulmuesit të Shqipërisë

3 Gusht 2024, 09:58, Sport CNA

E bujshme/ Cagliari tenton transferimin e sulmuesit të Shqipërisë


Pas Alen Sherrit, Cagliari mund të transferojë një tjetër lojtar të Shqiperisë. Klubi italian, ka "piketuar" Mirlind Dakun për sulmin. 

Sipas “RPL Sky” bëhet me dije se skuadra italiane ka bërë ofertë për shërbimet e 26-vjeçarit.

5 milionë euro dhe 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh, që kanë të bëjnë me performancën e lojtarit, me numrin e ndeshjeve, golat dhe asistet. Por pavarësisht kësaj oferte, te Rubin Kazan vazhdojnë të rezistojnë për sulmuesin kuqezi.

Ekipi rus kërkon 10 milionë euro për shërbimet e Dakut, me klubet që vazhdojnë intensivisht bisedimet për këtë operacion. Në ditët e ardhshme pritet të mësohet më shumë mbi këtë lëvizje.





Lajmet e fundit nga