web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuza të rënda nga Arabia Saudite: Ronaldos po i dhurohet titulli

11 Prill 2026, 14:39, Sport CNA

Akuza të rënda nga Arabia Saudite: Ronaldos po i dhurohet titulli

Kampionati në Arabinë Saudite është përfshirë nga polemika të forta vetëm gjashtë javë përpara përfundimit të sezonit.

Skuadra e Al Ahli ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të arbitrimit, duke pretenduar se vendimet e tyre po ndikojnë drejtpërdrejt në garën për titullin kampion.

Sipas drejtuesve të Al Ahli, gabimet e njëpasnjëshme, sidomos në barazimin e fundit ndaj Al Faja, kanë dëmtuar vërtetësinë e kampionatit dhe kanë favorizuar renditjen e ekipeve kryesuese.

Akuzat kanë marrë përmasa edhe më personale përmes lojtarit të Al Ahli, Galeno. Ky i fundit, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ka lënë të kuptohet se liga po bën gjithçka për t'ia "dhuruar" titullin një lojtari të veçantë, duke aluduar për Cristiano Ronaldon.

Al Nassr aktualisht udhëheq kampionatin me dy pikë avantazh ndaj Al Hilalit të Simone Inzaghit, dhe një fitore në ndeshjen e radhës do t'i dërgonte ata shumë afër trofeut. Për portugezin 41-vjeçar, ky do të ishte titulli i parë që nga transferimi i tij në Arabinë Saudite në vitin 2023.





Lajmet e fundit nga